E shtunë, 19 Korrik, 2025

Ish-kryeministri i Britanisë i ashpër për Gazën dhe kundër Trumpit: Kjo s’është Amerika që e njoh

PolitikëIsh-kryeministri i Britanisë i ashpër për Gazën dhe kundër Trumpit: Kjo s'është Amerika që e njoh

Ish kryeministri britanik, John Major, ka shkaktuar ‘tërmet’ mediatik pas një fjalimi të ashpër e goditës kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Është mosvet e pazakontë që një ish-kryeministër britanik të kritikojë ashpër një president amerikan. Epo, ja që edhe kjo ndodhi pak ditë më parë.

Në një fjalim në nderim të një ish-kryeministri tjetër britanik (Edward Heath), Major ka denoncuar shkurtimet e ndihmave ndërkombëtare si “të liga” dhe shkurtpamëse. Në mënyrë eksplicite, raporton The Guardian, ai e konsideroi Donald Trumpin dhe Xi Jinpingun si “forcat kryesore destabilizuese të botës”.

“Neve, mes plot tjerëve, do të na duhet të harxhojmë më shumë në mbrojtje, dhe ta financojmë këtë gjë përmes shkurtimit të ndihmave për njerëzit më të pashpresë e më fatkeq. Shumë njerëz, zërat e të cilëve s’do t’i dëgjojmë kurrë, do të vuajnë e vdesin shkaku se shtetet e kanë bërë këtë ndryshim.”  – tha mes tjerash Major.

Ai e sulmoi edhe favorizimin që po i bën Amerika nën Trumpin Rusisë ndaj Ukrainës.

“Kjo s’është Amerika që e njoh unë. Kjo s’është demokracia qysh e kuptoj unë.”

Major pati fjalë edhe për barbarinë në Gazë:

“A po e pranojmë tash barbarizmin kur barbari qëllon i fortë e viktima s’ka miq? A u lodh bota aq shumë, e u fëlliq politika, e interesi vetjak u bë aq dominues sa me braktisë krejt dhembshurinë? A veç i forti ka të drejtë? A i hodhëm në plehra me ligj e me njerëzillëk e me moralitet?!”

Kujtojmë se John Major ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1990 e deri më 1997.

Kujtojmë po ashtu se asnjë lider i partive të mëdha politike në Kosovë – apo ish-lider – nuk ka bërë një reagim për atë që po ndodhë në Palestinë.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: