Agjencia e famshme amerikane USAID është mbyllur zyrtarisht. Presidenti amerikan, keqbërësi Donald Trump, e kishte shënjestruar këtë agjenci qysh para se ta merrte mandatin.
Dëgjojeni këtë gjë: Sipas një vlerësimi nga disa hulumtues, thuhet se programet e financuara nga USAID-i i kanë parandaluar gati 92 milionë vdekje në 133 shtete të ndryshme prej vitit 2001 e deri në vitin 2021.
Më tej, ajo analizë thotë se edhe 14 milionë njerëz tjerë mund të vdesin në pesë vitet e ardhshme shkaku i mungesës së USAID-it.
USAID-i në Kosovë
Prej vitit 1999, USAID-i i ka dhënë mbi 1 miliardë dollarë ndihma për Kosovën. Agjencia amerikane e ka ndihmuar Kosovën në programe të ekonomisë, demokratizimit, llogaridhënies publike, anti-korrupsionit e plot e përplot shërbimeve tjera publike.
Sipas Institutit GAP, ishin edhe 17 projekte të USAID-it në Kosovë që do të afektoheshin nga suspendimi e tash edhe mbyllja e plotë e USAID-it në vlerë prej rreth 140 milionë dollarëve.
Pse e mbylli Trumpi?
Përgjigja e shkurtër është fare e thjeshtë: sepse është keqbërës. Presidenti amerikan edhe me “Ligjin e Madh e të Bukur” (Big Beautiful Bill) së fundmi e dëshmoi se i ka kthyer shpinën klasës punëtore amerikane duke i ndaluar një kallaballëk programesh sociale me rëndësi tepër të madhe. Për pasanikët ofroi shkurtime të mëdha në taksa.
Pra, merrju para të varfërve e jepju të pasurve.
Por, përgjigja më e gjatë (nuk dmth se e shkurta është gabim) na thotë që Trumpi po e zbaton politikën e tij “Amerika e Para”. (America First).
Sipsa tij, ndihmat ndërkombëtare nuk e kishin bërë ShBA-në një vend “më të fortë, më të sigurt e më prosperues”. Futkotizëm, normalisht.
Nejse, për fund shikojeni se si sillet ky keqbërës me reporterë në Shtëpinë e Bardhë: