E martë, 22 Korrik, 2025

49 dështimet e Kuvendit në 2 minutat më absurde ndonjëherë

Politikë49 dështimet e Kuvendit në 2 minutat më absurde ndonjëherë

I ndoqëm 49 seancat e dështuara konstituiive të Kuvendit të Kosovës. Na ranë në sy shumë gjëra, siç mund t’iu bien në sy edhe juve.

Ta zëmë, ajo që na preokupoi më së shumti ishte përsëritja robotike e të njëjtave veprime e gjeste nga deputetët. Në mënyrë në dukje të automatizuar, vërejtëm se si Memli Krasniqi dhe Hekuran Murati nguteshin që të çoheshin në këmbë sa më parë – edhe pse kishin qëndruar ulur për vetëm pak minuta.

Po ashtu, na ra në sy mungesa e çfarëdo tensioni mes grupeve parlamentare. Mungesa e urgjencës. Dhe gatishmëria e plotë për të kryer një funksion që të një niveli vegjetativ: ulu, voto, çu!

Mjaft brengosëse ishin edhe gabimet në të folur nga Avni Dehari – deputeti më i moshuar, 78 vjeçar – që është i detyruar ta kryejë një detyrë që ashiqare e mundon madje edhe fizikisht.

E më i çuditshme ishte Albin Kurti. Sa herë që çohet shtrëngon pantallonat. Dhe në një moment, i dha dorën atij që ishte ulur fare pranë tij, Hekuran Muratit sikur mos ta kishte parë qe sa kohë.

Nejse. Nesër është vazhdimi i 50 i kësaj seance konstituive.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: