E diel, 20 Prill, 2025

A mund ta teproni me empati?

MendjeA mund ta teproni me empati?

Të ndjerit *tepër shumë* mund të ketë anët e saj negative!

Nëse i shihni gjërat me sytë e dikujt që po kalon një kohë të vështirë, ju e ndjeni dhimbjen e tij. Megjithatë kur kjo ndodh shumë shpesh, mund të vuani pasojat e të pasurit tepër shumë empati. Ndjenja e shqetësimit ndaj tjetrit mund t’ju lodhë ose t’ju bëjë apatikë pas një kohe. Mund të shkaktojë edhe sfida të shëndetit mendor.

Përderisa ka persona që janë indiferentë ose zemërgur ndaj mundimeve të të tjerëve, disa kanë një tepricë ndjeshmërie. Ata ndjejnë vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë të tjerët dhe kjo mund të ndikojë në mirëqenien e tyre.

Çfarë është empatia?

Ashtu si popullësia në përgjithësi, as shkencëtarët dhe psikologët nuk bien dakord saktësisht se çka është koncepti i empatisë. Disa këmbëngulin se tregon shqetësim për dikë tjetër, të tjerë thonë se lidhet thellë me shpirtin njerëzor, të tjerë thonë se është një çështje morale.

Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët janë afruar drejt një konsensusi mbi natyrën e empatisë. Ata analizuan literaturën e botuar midis viteve 1980 dhe 2019. Arritën në përfundimin se empatia mund të përkufizohet me katër tema që përfshijnë të kuptuarit, ndjenjën, ndarjen e ndjenjave të dikujt tjetër dhe ruajtjen e diferencimit midis vetes dhe tjetrit. Kjo mund të ndihmojë në matjen dhe zhvillimin e kërkimeve të ardhshme mbi empatinë.

Qysh empatia e tepërt bëhet toksike?

Empatia na ndihmon të lidhemi me të tjerët dhe kjo ka atribute pozitive. Fatkeqësisht, të ruash ndarjen mes vetes dhe tjetrit mund të jetë problematike. Mbajtja e emocioneve të atyre që lëndohen mund të na lëndojë edhe ne. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rregullojmë emocionet tona – të zhvillojmë dhe praktikojmë rregullimin emocional. Nëse nuk e bëjmë, ndikohemi negativisht në mënyra të ndryshme.

Ta zëmë se po ngushëllon një mik, fëmija i të cilit ka vdekur. Ju nuk keni nevojë të ndjeni zinë e tmerrshme të mikut tuaj. Ju ende mund të ndjeni dhembshuri dhe të dëshirosh t’ia zbutësh dhimbjen. Ju nuk keni nevojë të zhyteni në empati totale. Përndryshe, do të përjetosh edhe ti ankthin emocional.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Duke pasur shumë empati, ka gjasa të vuani së bashku me shoqes tuaj. Si rezultat, ju rraskapiteni ose bini në depresion. Por nëse ndjeni dhembshuri (compassion), ka më shumë gjasa të rrini afër shoqes tuaj. 

Që nga pandemia, më shumë njerëz kanë ndjerë shqetësim mbi këtë gjë. Me aq shumë lajme jashtëzakonisht të këqija është e vështirë që kjo të mos ndodhte. Ndërkohë mund të mendoni se të kesh empati do të thotë të kujdesesh – kjo mbingarkesë emocionale mund të çojë në ndjenja të lodhjes dhe pafuqishmërisë.

Në shembullin e shoqes së cilës i vdiq fëmija, me shumë empati, tepër lehtë mirë mund të mungonte energjia për ta ndihmuar në mënyrë konstruktive. Ju mund të ndiheni kaq të shkatërruar sa të largoheni dhe tërhiqeni. Si rezultat, ju mund të mos ndërmerrni veprimet e nevojshme për ta ndihmuar atë, si blerja e sendeve ushqimore etj.

Shembull, disa mjekë, infermierë dhe psikologë pranuan se ishin të mbingarkuar emocionalisht pasi trajtuan numër të madh të pacientëve dhe u përballën me mungesat e stafit gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa ata vazhdonin të kryenin në mënyrë të mrekullueshme detyrat e tyre ata e vërenin veten se po zhvillonin një lodhje të empatisë dhe rraskapitje (burnout).

Të kesh shumë empati mund të ndikojë në vendimmarrjen tuaj morale. Mund të motivojë sjellje prosociale, por në një studim shkencëtarët zbuluan se mund të çojë (edhe) në paragjykim. Për të bindur njerëzit të dhurojnë para për bamirësi, promovuesit e dinë që do të ndikoheni nga një fëmijë që është i sëmurë. Empatia jonë do të ndikojë në procesin e vendimmarrjes sonë, përkundër arsyetimit racional. Ne nuk mund të ndiejmë empati për shifra masive të njerëzve që janë në rrezik. Me fjalë të tjera, nuk mund ta imagjinojmë veten në këpucët e mijëra njerëzve, kështu që kjo ndikon në ata që do t’u ofrojmë ndihmë. Ne gjithashtu mund të ndikohemi moralisht përmes empatisë dhe mund të mos e kuptojmë këtë gjë. Politikanët mund të na manipulojnë për të ndier empati për një grup dhe jo për një tjetër. Kjo mund të çojë në mizori dhe agresion.

Simptomat e ‘lodhjes’ nga empatia


Sipas Cleveland Clinic, kur jeni të shteruar nga shqetësimi për të tjerët, mund të përfundoni duke u ndjerë të mpirë ose të mbingarkuar. Ndoshta pas shikimit të lajmeve të këqija, i ripërsërisni në mendjen tuaj imazhet televizive nga një aksident i madh automobilistik ose nga një luftë me shumë viktima civile. Si pasojë e kësaj mund të ndiheni të pashpresë dhe të dekurajuar. Manifestimet fizike të lodhjes nga empatia shfaqen në formën e dhimbjeve të kokës, që lidhen me stresin, pagjumësi dhe ndryshim në oreksin tuaj. Gjithashtu mund të çojë në mbylljen tuaj dhe moskujdesje.

Dhembshuria VS Empatia

Ndonjëherë dhembshuria dhe empatia përdoren si sinonime. Lidhen me njëra-tjetrën, por ka një dallim. Kur njerëzit ndiejnë dhembshuri, rrahjet e tyre të zemrës ngadalësohen dhe ata sekretojnë oksitocinë, hormonin e lidhjes. Me dhembshuri kujdeseni për atë që po kalon dikush tjetër dhe dëshironi të ofroni mirësi ose të ndërmerrni ndonjë veprim për të ndihmuar.

Me empati, ju përjetoni perspektivën dhe ndjenjat e tyre. Nëse dikush është në ankth, atëherë ju ndiheni në ankth. Nëse personi ka dhimbje, atëherë keni edhe ju. Siç u tha më lart, nëse merrni shumë nga dhimbja e dikujt tjetër, kjo mund të çojë në apati, depresion, ankth dhe ulje të dëshirës për të ndihmuar personin tjetër në nevojë.

Si të shmangni empatinë e ‘tepërt’
Për të shmangur mbingarkesën që vjen nga teprica e empatisë, ka disa hapa që mund të merrni, për të ruajtur ekuilibrin dhe të mbroni mirëqenien tuaj.

Është gjithashtu e rëndësishme të kontrolloni rregullisht veten. Nëse jeni të sinqertë me veten dhe pranoni ndjenjat tuaja, mund të identifikoni më mirë nëse po ndiheni të shteruar dhe po përjetoni lodhje nga empatia. Atëherë mund të ndërmerrni hapat përkatës për të ndihmuar veten të ndiheni më mirë.

Artikull i shkruar nga Barbara Field për VeryWellMind. Përkthyer nga Tjetër*

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: