E martë, 22 Korrik, 2025

Adnan Merovci ushtron në sallon, përgatitet për t’u bërë truproje e Rugovës*

SatirëAdnan Merovci ushtron në sallon, përgatitet për t'u bërë truproje e Rugovës*

Ish-truproja i presidentit historik Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, nuk ka shërbyer edhe aq mirë si roje e kujtimit të tij. Qoftë paraqitjet e tij televizive, qoftë shkrimet, ishin – më e pakta thënë – zhgënjyese. Tash, ai po bën edhe ushtrime publike të karatesë në sallon duke ekspozuar veten se mban veç rrip të bardhë.

Ende nuk dihet arsyeja prapa ushtrimeve publike të z. Merovci. Por, ajo që dihet është se rolin si truproje e ka kryer dy dekada e kusur më parë.

Nuk dihet as nëse z. Merovci ka ambicie për të mbërritur deri te rripi i verdhë, apo edhe më shumë se kaq për t’u bërë më i denjë si ish-truproje e presidentit Rugova.

Ai ka paralajmëruar ushtrime tjera pas 48-orëve. Shpresojmë që ta gjejë një hapësirë tjetër më serioze se sa salloni i tij me kauçët afër.

*Ky artikull është pjesë e rubrikës “Satirë”.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: