E shtunë, 19 Prill, 2025

Allah, Allah: S’po na besohet çfarë video pamë mbrëmë për deputetin e LDK-së

PolitikëAllah, Allah: S'po na besohet çfarë video pamë mbrëmë për deputetin e LDK-së

Një video na ra në sy mbrëmë. Një gazetare po ia uronte pozitën e re një politikani. Por, s’ishte ashtu siç dukej! Në fakt, ishte shumë më keq se ashtu siç dukej.

Gazetarja Leonora Kolukaj ishte ulur në një karrige me një fletore para vetes. Po e shtjellonte dyshimin e rëndë e të pistë që ka rënë mbi LDK-në për manipulime me vota. Por kësaj here kishte diçka edhe më konkrete e më materiale. E kishim edhe një mesazh të shkruar në një grup të rrjeteve sociale.

Ishte mesazhi i shkruar në grupin e kryesisë qendrore të LDK-së në WhatsApp nga njëri prej kandidatëve të saj për deputet.

Ky kandidat ishte Shkëmb Manaj. Shkëmbi kishte humbur. Dhe normalisht, i vinte inati. Shkëmbi shkroi e shkroi e shkroi e shkroi. Çka s’tha.

“Manipulimi i votave të kandidatëve është evident, edhe fëmijët po i vërejnë!”  – akuzonte profesor Manaj në grup.

Shkëmbi akuzoi hapur se manipulimi i votave ishte bërë përmes skemash kriminale në të cilat ishin përfshirë edhe direkt kandidatët për deputetë. Ishin këto skema kriminale, këto manipulime me vota, që ia morën karrigen e deputetit profesor Shkëmbit.

Kuku! Kuku! Kuku!

Por, pritni. Çka po fliste Shkëmbi me gazetaren Kolukaj? Ah, ishte bërë nënkryetar i Prishtinës që drejtohej nga LDK-ja.

Me një zë që tregonte për një person tashmë të zbutur, ai po thoshte se çështja ishte e brendshme për LDK-në.

“A iu bani me i harru telashet e partisë pozita e nënkryetarit?!” – ngulmoi gazetarja.

“Këto çështje nuk ndërlidhen me pozitën e nënkryetarit. Janë çështje që janë duke u trajtuar nga institucionet.” – ishte përgjigja e tij, e dhënë me një zë që dridhej.

Dëgjoni këtu: pse pranoi të ulej në pozitën e nënkryetarit të komunës Shkëmbi kur nëse evidentohen manipulimet mund të ulet në atë të deputetit?! A po i bie që ka heqë dorë nga deputeti – dhe drejtësia – meqë u bë nënkryetar?!

Neve na u duk edhe pak i frikësuar Shkëmbi. E pyetëm gazetaren Kolukaj se a iu duk asaj i frikësuar.

“Shkëmbi nuk besoj që është frikësu. Besoj që ka qenë me emocione të përziera… pozita e re… emocione të reja. Ato të vjetrat për akuzat që i pat lidhur me ‘hajninë’ për kolegët, i harroi…”

Nejse, nejse.

LDK-në e ka akuzuar për vjedhje të votave të Shkëmb Manajt dhe për rehatim të tij edhe z. Alim Rama – Sekretar i Përgjithshëm i Vetëvendosjes.

Populli s’ka nevojë që fjalën e fundit ta thonë institucionet që të formulojë gjykimet e tij. Por, duket se LDK-ja këtë gjë s’e di.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: