E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Ambasada e Kosovës në Washington del me njoftim: Po suspendojmë dialogun strategjik me Amerikën*

SatirëAmbasada e Kosovës në Washington del me njoftim: Po suspendojmë dialogun strategjik me Amerikën*

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se e ka suspenduar me “afat të pacaktuar” Dialogun Strategjik me ShBA-të pas sulmeve që shteti aleat po i bën ndaj lirisë së shprehjes.

Një gjë e tillë vjen pas vendimit tronditës që të suspendohej me “afat të pacaktuar” emisioni i Jimmy Kimmel pasi ky e kishte akuzuar administratën Trump dhe mbështetësit e tij se po e shfrytëzonin për qëllime politike vrasjen e aktivistit Charlie Kirk.

Ky suspendim erdhi pas presionit publik të bërë nga Trumpi dhe mbështetësit e tij.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak shtetit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, Republikës së Kosovës, që e ka lëshuar një reagim të ashpër megjithëse nuk e ka përmendur arsyen në mënyrë eksplicite.

Më poshtë e keni reagimin e  plotë në gjuhën shqipe:

“Kosova e ka suspenduar për afat të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me ShBA-të shkaku i shqetësimeve rreth veprimeve të administratës në pushtet kundër lirisë së shprehjes dhe të mediave, duke e kufizuar aftësinë e Kosovës që të punojë me produktivitet me ShBA-në rreth prioriteteve të përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar që të avancojmë interesat të përbashkëta që ndahen mes Kosovës dhe popullit amerikan. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: të forcojmë paqen e stabilitetin dhe lirinë e shprehjes e demokracinë si bazë për prosperitet ekonomik e politik. Për fat të keq, veprimet e fundit dhe deklarimet nga Presidenti Trump përbëjnë sfidë ndaj progresit që është bërë përgjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik e kishte për qëllim të përfoconte marrëdhëniet diplomatike e politike për të mirën e popullit kosovar dhe amerikan. Ne shpresojmë që do ta synojmë këtë qëllim në të ardhmen kur kjo të jetë e mundshme. E dimë që ky është qëllim me prioritet për popullin amerikan.”

*Shih rubrikën në të cilën ndodhesh për ta kuptuar seriozitetin e këtij artikulli.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: