Analisti i shquar dhe gazetari me përvojë të gjatë, Baton Haxhiu, ka bërë një tjetër zbulim të rëndësishëm në raportin e tij me muret që ndajnë njerëzit, mallrat, shërbimet dhe idetë.
Ai në emisionin e fundit në Pressing u shpreh se kishte ndaluar planin francez për ndërtimin e një muri që do të ndante Mitrovicën.
“Kaniherë po m’futni në gjëra që s’kam qef m’i folë po m’duhet m’i folë. Në vitin 2000, ky që e ke përballë ti [i drejtohet Nexhmedin Spahiut, me shenjë horoskopi Virgjëreshën (shenjë e analistit, sipas tij] me qat fuqi t’vogël që e kom pasë e kom nalë murin e Mitrovicës,” – u shpreh ai, duke hequr dorë pas 26 vitesh nga modestia.
Por, ai së fundmi i shkoi edhe më larg heqjes dorë nga modestia duke zbuluar se i kishte bërë edhe një tjetër të mirë botës demokratike.
“Kaniherë po m’futni në gjëra që s’kam qef m’i folë po m’duhet m’i folë,” – nisi në të njëjtën formë fjalimin e tij z. Haxhiu. “Në vitin 1987, unë e dhashë fjalimin e parë drejtuar Gorbaqovit (Mikhail Gorbachev) dhe i thashë “Zoti Gorbaqov, rrëzojeni këtë mur,” Disa muaj më vonë, të njëjtat fjalë ia tha edhe Presidenti Reagan.” – përfundoi gazetari kosovar.
Muri i Berlinit do të binte më 9 nëntor të vitit 1989.
*Shih rubrikën në të cilën ndodhet ky artikull.