E diel, 7 Shtator, 2025

BBC e qet në rrenë Trumpin: Nuk e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

PolitikëBBC e qet në rrenë Trumpin: Nuk e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Në një artikull të publikuar gjatë ditës së sotme (20 gusht, e mërkurë), BBC ka verifikuar pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump se ka ndalur “gjashtë luftëra”, mes të cilave përmend edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri tash, presidenti amerikan Trump e ka përmendur dhjetëra herë se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim, pretendimi i tij ishte se këtë “ndalim lufte” e bëri gjatë mandatit të parë (2017-2021) përmes Marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Washington. Ky ishte edhe argumenti i ish-emisarit të tij Richard Grenell kur thoshte se presidentja Osmani po ia manipulonte fjalët.

“…gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po i suleshin ashpër njëra-tjetrës, siç e kanë bërë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë. E ndalova (Bideni e lëndoi shpresën afatgjate por do ta ndreqi unë sërish!)  – thoshte Trump.

Por, më pas fjalët e tij u përdredhuan që t’i shërbenin narrativës se i kishte ndaluar gjashtë luftëra (tash po thotë shtatë) në vitin 2025.

Ai fillimisht (kah korriku) e përmendi se këtë ndalim e kishte bërë në tri javët e fundit. E më pas, hyri pak më shumë në detaje duke thënë që një mik serb e kishte njoftuar me vendimin, e pastaj ky e kishte kërcënuar me “tregti”.

Çka thotë BBC?

BBC thotë se Trumpi po gënjen për këtë çështje.

“Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë duke luftuar me njëra tjetrën, prandaj s’kishte ndonjë luftë që t’i jepej fundi,” – na tha profesoresha e historisë në Oxford, Margaret MacMillan. Shtëpia e Bardhë përmendi përpjekjet diplomatike të Trumpit gjatë mandatit të tij të parë.”

 BBC po ashtu ka kontestuar edhe pretendimet tjera të Trumpit për ndalim luftërash. Egjipti dhe Etiopia nuk ishin në luftë. Ruanda me Republikën Demokratike të Kongos nuk janë duke e respektuar – sipas njëra-tjetrës – dhe luftimet po vazhdojnë si më parë. India me Pakistanin kanë versione të ndryshme. India thotë që Trumpi s’luajti ndonjë rol në arritjen e armëpushimit, ndërsa Pakistani thotë se po.

Klikoni KËTU për ta lexuar artikullin në BBC.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: