Gjatë ditës së sotme, 24 gusht 2025, u shënua Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Dhuratën e Kosovës për këtë shtet heroik e përgatiti një ish-president yni me emrin Behgjet Pacolli. Por këtë dhuratë ia çoi Rusisë.
Pa ofruar ndonjë provë, Pacolli pretendoi se Ukraina i kishte kthyer qytetarët e Kosovës nga kufiri me Moldavinë duke i fyer dhe maltretuar ata.
“Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?” – qau Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Këto deklarata janë veçanërisht të çuditshme marrë parasysh që Pacolli ka krijuar pasurinë e tij edhe përmes ndërtimeve që ka bërë në Rusi – kundërshtarin e madh që po rrezikon ekzistencën e Ukrainës në këto kohë. Lidhjet e tij me Rusinë shiheshin me dyshim të madh vazhdimisht dhe ende janë të paqarta për një pjesë të madhe të opinionit tonë.
E ajo që e rritë çudën është edhe fakti se sot u shënua Dita e Pavarësisë së Ukrainës, vendit që po mbron kufijtë e Evropës ndaj Rusisë. Sulmi ndaj Ukrainës pikërisht në këtë ditë, lë të dyshohet për një konspiracion nga ana e ish-presidentit Pacolli.
Në anën tjetër, nuk do diskutim që e vetmja fituese nga një retorikë e tillë prej ish-presidentit Pacolli është Rusia.
Në faqen e tij në Facebook, duhet thënë se Pacolli e kishte një postim në të cilin e dënonte invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës më 23 mars 2022.
Por, prej atëherë… heshtje!
Duhet të kujtojmë se Ukraina përnjëmend nuk e njeh ende shtetin e Kosovës, megjithëse pas invazionit rus ka pasur disa lëvizje pozitive siç ishte rasti i deputetit Honcharenko që bëri fushatë për një gjë të tillë.
Deputeti ukrainas që lobon për Kosovën bën jehonë të madhe ndërkombëtare