E shtunë, 19 Prill, 2025

Çfarë ndikimi ka agjërimi i Ramazanit në shëndetin mendor?

MendjeÇfarë ndikimi ka agjërimi i Ramazanit në shëndetin mendor?

Shumë shpesh shohim artikuj që na tregojnë se çka i shkakton agjërimi në Ramazan trupit tonë. Por, rrallë e hiç (ne besojmë më shumë hiç) për atë se çka i shkakton mendjes tonë.

Duke parë qytetin pas iftarit që fitonte një farë qetësie të çuditshme, vendosëm që të kërkonim në Internet se çfarë përfitimesh mund të kishte agjërimi në Ramazan për shëndetin tonë mendor. Ose anasjelltas – sa e vështirë mund të jetë kjo periudhë për ata që përballen me sfida të shëndetit mendor?

Taravitë në Fushë Kosovë: Lypsarë e pasanikë, shqiptarë e ashkali bashkë

Ramazani -> Shëndeti mendor

Ramazani nuk është vetëm një muaj i adhurimit dhe reflektimit shpirtëror, por edhe një periudhë me ndikim të madh në shëndetin mendor. Një nga përfitimet kryesore të Ramazanit është përmirësimi i vetëkontrollit dhe disiplinës. Agjërimi kërkon një angazhim të qëndrueshëm për të kufizuar jo vetëm nevojat fiziologjike, por edhe emocionet impulsive si zemërimi e nërvozizimi – apo siç i thonë, të mos e humbasësh durimin dhe të mos befasosh dynjanë me fjalor “artistik”. Ky proces forcon aftësinë për të menaxhuar stresin dhe rritë ndjenjën e qetësisë së brendshme. Gjithashtu, kjo periudhë sjell një ndjenjë komunitare e përkatësie. Pjesëmarrja në iftare të përbashkëta, lutjet në xhami (me miq e akraba) dhe angazhimi në aktivitete bamirësie nxisin ndjenja pozitive dhe potencialisht reduktojnë ndjenjën e vetmisë. Kësisoj, kjo periudhë shihet si mundësi për të forcuar lumturinë dhe kënaqësinë nga jeta, duke ulur kështu nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit. 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Shëndeti mendor -> Ramazani

Por si ndikon shëndeti mendor në përvojën e Ramazanit? Njerëzit që përjetojnë stres të lartë ose çrregullime të shëndetit mendor mund ta kenë më të vështirë të përballojnë agjërimin. Ose edhe ritet tjera që kërkohen gjatë këtij muaji. Ndryshimet në rutinë, si çrregullimi i orarit të gjumit e ushqimit, sforcimit fizik e kërkesa për balancim të përgjegjësive përgjatë kësaj periudhe, mund të përkeqësojnë simptomat dhe të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme. Gjithashtu, kalimi nga Ramazani te festa e Bajramit mund të jetë e lodhshme për shkak të detyrimeve sociale e presionit për të përmbushur pritshmëritë kulturore.

Çka bën hoxha Shefqet kur dikush i kallëzon se baba e ndjek me thikë?

Prandaj, prioritizimi i mirëqenies mendore gjatë kësaj periudhe është thelbësor. 

Si ta bësh këtë?

Mbaj zakone të shëndetshme të gjumit (bëj një sy gjumë të shkurtër deri 30 min);

Ha një dietë të pasur ushqimore;

Vendos kufij personal ndaj angazhimeve sociale dhe të punës;

Angazhohu në teknikat e vëmendshmërisë (mindfulness), lutjes dhe relaksimit;

Kërko mbështetje nga komuniteti dhe ndihmë profesionale nëse është e nevojshme.

Në fund të fundit, Ramazani mund të jetë një periudhë reflektimi, vetëdisiplinimi e lidhje shpirtërore… ose një muaj ku zvarritesh i përgjumur, i uritur dhe në prag të një krize ekzistenciale sepse dikush të preu rrugën pak para iftarit. 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: