E shtunë, 7 Qershor, 2025

Çka leshin po bën vaki me punësimin në Kosovë?! 

PolitikëÇka leshin po bën vaki me punësimin në Kosovë?! 

Në fund të muajit mars, një pronar furre nga Vushtrria e vrau ish-punëtoren e tij pasi kjo e fundit e kishte ndërru vendin e punës. Pra, kishte shku me punu në një furrë tjetër. Më pas pronari e kishte vra edhe veten. Ngjarje shumë e rëndë por jo e izoluar. Pronarët e furrave janë në hall të madh me punëtorët. Në gati secilën furrë të bukës në Fushë Kosovë vëren letra të bardha A4 të ngjitura në xham ku shkruan “Kërkojmë punëtore”. Këto letra të bardha A4 ndodhen edhe nëpër biznese tjera të vogla.

Por, në anën tjetër të papunë ka sa të duash. Edhe këta i has gjithandej, megjithëse jo me letër A4 para vetes. Si ka mundësi të kemi kaq shumë kërkesë për punë dhe kaq shumë kërkesë për punëtorë?!

Për me na e turbullu edhe më shumë realitetin e fuqisë punëtore në Kosovë u kujdesën disa të dhëna të TRUST-it që dolën së fundi.

Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak vetëm për tre muajt e parë të vitit” – thoshte një lajm i Infokusit.

Kosova i ka 400 mijë punëtorë. Nëse 100 mijë prej tyre e kishin humbë vendin e punës, kjo do të përbënte një prej tragjedive më të rënda të pasluftës. Pasojat do të ishin të menjëhershme dhe të dukshme prë secilin prej nesh: do të kishim rënie drastike të konsumit dhe për rrjedhë edhe mbylljen e shumë bineseve të mesme e të vogla; rritje masive të kërkesave për përfitime nga skemat sociale; rritje të kriminalitetit nëpër zona të caktuara etj.

Që ta ilustrojmë edhe më mirë:  në dhjetor 2024 ishin 452 mijë e 336 llogari aktive. Në janar 2025 ishin vetëm 336 mijë e 259 ose 116 mijë e 107 njerëzve.

Arsyet për një statistikë kaq të frikshme mungojnë.

Në anën tjetër, statistikat e tjera të punësimit janë tepër të paqëndrueshme. Sipas një matjeje të publikuar nga ana e Vetëvendosjes, thuhej se papunësia ishte vetëm 4 për qind. S’ka bir e bijë nëne në Kosovë që beson në këtë shifër. Është një rrenë që e shohim para syve përditë. Sidoqoftë, statistikat e qëndrueshme që na e përkthejnë tamam realitetin ekonomik mungojnë. ASK-ja thotë se shkalla e papunësisë është 10.7 për qind, por ec e besoju.

Dhe, çudia është se deri tash s’kemi as kërkesë popullore që të paraqiten fakte të qarta për realitetin ekonomik në Kosovë. S’i intersojnë kujt. Kjo na kallëzohet edhe nga reagimi i zbehtë popullor për rritjen e çmimeve të rrymës dhe rritjen e çmimeve të produkteve tjera.

Çka ndodhi me 116 mijë punëtorë të Kosovës? A u hoqën prej pune? A ishin skemë e ndonjë mashtrimi me shifra nga ana e Qeverisë? Çka bëri vaki? Në anën tjetër, pse ka kaq pak punëtorë për furra buke, kafeteri etj?

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: