E shtunë, 19 Prill, 2025

Çka shkroi shefi i KEDS-it si arsye për shtrenjtim të rrymës?

PolitikëÇka shkroi shefi i KEDS-it si arsye për shtrenjtim të rrymës?

Më 20 shkurt, ditë e enjte – ditë kur Fatmir Limaj do t’i thoshte fjalët virale që pushtuan rrjetin – KEDS-i do ta alarmonte popullin e Kosovës: i kishte zënë disa taksi në Prishtinë duke e vjedhë rrymën.

“Kurrsesi të mbushet mend!” shkruante KEDS-i në Facebook për kompaninë e taksive.

Admini i faqes së KEDS-it tha se e kishte zënë pronarin e kësaj kompanie të taksive duke vjedhë rrymë edhe në muajin tetor. Kjo kompani e taksive operonte me vetura elektrike. Kuku, kuku, kuku!

Një javë më parë, KEDS-i ishte nervozu edhe më zi: “SKANDAL në Stan-Tërg: TRAFO në qendër të vëmendjes për vjedhje masive!”

“…më shumë se gjysma e rrymës vidhet pa turp!” Imagjinoni! Drita juaj, e ardhmja juaj po rrezikohen…”

Kjo nervozë s’është që s’na frikëson! Fundja, KEDS-i e ka në dorë rrymën, dhe… mundet me na e ndalë. E derisa këto alarme e leksione morale po bëheshin në Facebook, po ata kishin kërku shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike në ZRRE-në e famshme. Bashkë me KOSTT-in dhe KESCO-n.

Një diskutim i madh publik kishte fillu nëpër platforma si Facebook apo në studio televizive. S’e dimë mendimin e pronarit të kompanisë së taksive me rrymë. Meqë e vjedhte rrymën, e shumë gjasë është kundër shtrenjtimit.

Nejse.

Kjo e nxiti Zyren e Rregullatorit me dalë me një sqarim. Aty thoshte se ende s’kishte asnjë vendim, por inkurajonte konsultimin publik.

“Deri në publikimin e raportit për konsultim publik, ZRRE-ja nuk mund të japë asnjë qëndrim për mundësinë e ndryshimeve të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.” – shkruante ZRRE-ja.

Para këtij sqarimi kishte një tjetër, ku thuhej se komentet nga palët e interesuara mund të dorëzoheshin deri më 26 shkurt 2025. Pra, deri sot. Si duket, ky afat u shtye pas presionit publik.

Ndërkohë që vlonte diskutimi, Facebook-u i KEDS-it s’e thoshte asnjë fjalë për kërkesën e tyre që të shtrenjtohej energjia elektrike. Ishte i zënë në qortimin e vjedhësve të rrymës.

Nejse, e gjetëm kërkesën. Ndodhet në faqen e ZRRE-së. Ishte shkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it – jo nga admini i faqes në Facebook – me emrin Alpin Dogan. Alpin, jo Albin. Dhe Dogan, jo Erdogan.

Arsyet

Arsyet e paraqitura në këtë letër janë – për ne –  të mjegullta.

Albin Erdogani – na falni, Alpin Dogani – merrej edhe me rritjen e pagës minimale në 350 euro. Sipas tij, KEDS-in e kishte dëmtu kjo gjë sepse… nënkontraktorët tash duhej t’i paguanin punëtorët e sigurimit të objekteve fizike e të mirëmbajtjes me rrogë 350 euro.

Ajo që kuptuam nga kjo është se punëtorët e nënkontraktorëve të KEDS-it – gjithë kësaj kompanie, hej – paguheshin më pak se 350 euro. Kjo i kishte rritë kostot për ta. Por, në letër s’tregohej sa saktë.

Por, ka edhe arsyetime tjera:  “…Për shkak të parashikimit jo të saktë të energjisë së prodhuar në vend, është shfaqur nevoja për të mbuluar kërkesën përmes importit të energjisë elektrike. Çmimet e larta të importit kanë rezultuar në një kosto shtesë prej mbi 37 milionë eurove krahasuar me nivelin e lejuar nga ZRRE…”

Kryeshefi i KEDS-it thoshte edhe se nëse nuk shtrenjtohej çmimi i rrymës aëtherë kjo e rriste rrezikun për “operim dhe zvogëlon kapacitetin për të bërë investime të nevojshme në infrastrukturë dhe shërbime.”

Përveç kësaj, në këtë letër ai thotë se mos-shtrenjtimi i rrymës çon edhe në mos-rritjen e pagave për punëtorët e KEDS-it. Diçka që sipas tyre do t’i demotivonte më tej ata duke i shtyrë edhe që të largoheshin.

Në letër, kryeshefi na flet edhe për tjera arsye. Ndërkohë, është e zorshme të kuptohen e verifikohen shifrat e paraqitura në mënyrë që me pasë mendim më të informuar. Fatmirësisht, nuk përmendi direkt taksistët apo vjedhjet në Stan-tërg.

Por, pse s’u postuan këto në Facebook si “Skandali” në Stantërg apo mosmbushja mend e pronarit të taksive në Prishtinë? Publiku do të ishte shumë më mirënjohës.

LETRA E PLOTË.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: