E shtunë, 19 Prill, 2025

Çmimi i rrymës: Çorientimi i qytetarëve me fjalët e pasherr të ministres Rizvanolli

PolitikëÇmimi i rrymës: Çorientimi i qytetarëve me fjalët e pasherr të ministres Rizvanolli

Një lajm çorientues ka qarkulluar gjithandej nëpër portale të Kosovës në lidhje me disa fjalë të thëna nga ministrja Artane Rizvanolli.

Insajderi tha: “E paprecedentë: ministrja Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzim energjie për prodhim droge”

GazetaExpress tha: “Në kulmin e reagimeve për shtrenjtim të rrymës, Rizvanolli deklaron se dikush mund ta shpenzojë duke prodhuar drogë”

Klan Kosova tha: “Rexhaj: Rizvanolli duhet të thirret në Prokurori pas deklaratës se rryma po përdoret për prodhim të drogës (Video)”

Telegrami Sot tha: “Rizvanolli: Dikush po shpenzon rrymë duke prodhuar drogë në Kosovë”

Periskopi tha: “”Pishina me ujë të nxehtë, prodhim i drogës” – Rizvanoli i “gjuhet” qytetarëve me akuza banale për shpenzimin e rrymës”

RTI tha: “Duke prodhuar dro’gë po e harxhojnë energjinë elektrike” – ministrja Rizvanolli akuzon qytetarët! Reagon Besart Dreshaj 

Qëllimi ishte të prodhohej ideja sikur ministrja Rizvanolli po fyente qytetarët e Kosovës. Në fakt, ajo po fliste për një çështje tepër specifike që meriton vëmendje të plotë.

“Sigurisht që një pjesë e kësaj shkon për ngrohje, mirëpo është interesant që kemi një numër, një përqindje të familjeve që shpenzojnë edhe deri 5000, 6000 kWh në muaj. Dhe madje, mbi 4-5000 edhe gjatë muajve të verës.”  – tha ministrja Rizvanolli.

“Çka bon ai? E nxehë bazenin m’i kripto, manë naj farë databaze t’çipave për inteligjencë artificiale, ça harxhon – manë servera n’podrum – qysh harxhohen 5000 kWh, a ka shpjegim?”  – pyeti gazetari ashiqare me ton sarkastik.

Pra, shembujt e ofruar janë të natyrës sarkastike dhe – kini vëmendje – po flitej specifikisht për ata që harxhuan nga 4000 e 5000 kWh gjatë muajve të verës.  Qe çka tha:

“Është shumë vështirë të shpjegohet, veçanërisht gjatë muajve të verës edhe të pranverës. Gjatë muajve të dimrit mund të thuash që një shtëpi e madhe me pishinë, nëse nxehet përgjatë gjithë kohës i shpenzon kaq besoj… mirëpo, përgjatë muajve të tjerë, me të vërtetë është vështirë për ta shpjeguar përveç ndoshta kriptovalutave ose prodhimit të drogës a prodhim tjetër që nuk është ilegal por që është informal”

Çka të themi tjetër?

Ah, po. Mbajeni mendjen edhe te diçka që po thotë znj. Rizvanolli në këtë fragment të intervistës së saj. Ajo po alarmon se gati gjysmën e rrymës tonë po na e harxhon veç 12 për qind e qytetarëve. Pra, veç pasanikët e Kosovës. .

“Nga të dhënat që i kemi analizuar gjatë këtyre dy-tri javëve. E kemi parë që e kemi një fenomen, ku një pjesë e vogël e amvisërive e kanë një konsum jashtëzakonisht më të madh sesa të tjerat. Për shembull në raste ekstreme, në nëntor 2024 vetëm 12 për qind e amvisërive kanë konsumu mbi 1000 kWh, mirëpo ato kanë konsumuar 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike.”

Kjo është serioze, të dashur lexues të magazinës Tjetër.

Përveç kësaj, minsitrja tregone edhe se Qeveria ka propozuar që shumica e qytetarëve – 88 për qind prej tyre – të mos preken fare nga rritja e energjisë elektrike.

Përpos kësaj, të shtohen edhe disa blloqe tjera të konsumit. Pra, ai që dëshiron të shpenzojë 4000 apo 5000kWh të mos paguajë njësoj si dikush që has në 1001 vështirësi për të paguar sa më pak. Nuk mund të paguajë njëjtë si Behgjet Pacolli apo Ramiz Kelmendi apo ai i Vivës e ai i Intereksit si një qytetar i rëndomtë me rrogë 500 euro.

Apo jo?

E tash, dëgjojeni me vëmendje ministren:

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: