E shtunë, 19 Prill, 2025

Dalin pyetjet e gazetar Lanit për një bashkëpunëtor të Hashim Thaçit

Pa lidhjeDalin pyetjet e gazetar Lanit për një bashkëpunëtor të Hashim Thaçit

Odiseada e Hashim Thaçit që u zhvillua gjatë ditëve të fundit ka qenë e rëndë për shumë gazetarë. Më së shumti për Arsim Lanin. Mbrëmë gazetari doli përmbi emocionet dhe e çoi gazetarinë kosovare në nivel tjetër gjatë intervistës që i bëri një bashkëpunëtorit të ish-presidentit Thaçi. Çfarë zhbirimi. Çfarë pyetjesh. Çfarë bukurie e rrallë që neve në Tjetër na bën xhelozë. Sidoqoftë, Çezarit duhet t’i ipet ajo që i përket Çezarit.

Koment i shkurtër për ata që e lexojnë këtë shkrim pas disa vitesh: Ish-presidenti Hashim Thaçi ishte në Kosovë pas vdekjes së babait për t’ia vizituar varrin. Ai u çmall edhe me familje të ngushtë. Mysafir në këtë emision që quhej Frontal (ku gazetari frontalisht konfronte pushtetet) ishte bashkëpunëtori i tij, Ismail ose Ismajl Syla. Përgjigjet e tij ishin interesante, por ky shkrim është i dedikuar vetëm për pyetjet.

Lexim të këndshëm!

Gazetar Lani: “Në Brojë nuk patët mundësi të shkonit gjatë kohës…”

Gazetar Lani: “… për njerëzit që nuk e kanë pasë rastin ta takojnë zotin Haxhi Thaçi – çfarë burri ka qenë?”

Gazetar Lani: ”Keni treguar në këtë tekstin që keni shkruar për zotin Haxhi Thaçi, keni shkruar “baca Haxhi, sa herë që merr frymë dije që aq më afër është ardhja e djalit tënd Hashimit. Viti 2025 është vit i Hashim Thaçit. Këto fjalë ia përsërita disa herë që t’ia ngulitja në mendje, t’i bëheshin forcë organizmit të tij tashmë goxha shumë të lodhur…”

Gazetar Lani: “A shpresonte që do ta takonte – a e dinte që kish mundësi ta takonte – ndonëse gjendja e tij tashmë po dihet çfare paska pas qenë?”

Gazetar Lani: “E thatë që shkuarja e Thaçit në Hagë e ka rëndu gjendjen e bacës Haxhi po, po du me ju pytë – meqenëse e njihni shumë mirë edhe Hashim Thaçin; keni punuar bashkë me të – ëë, sa ka mundur ta rëndojë Hashim Thaçin pra, rasti i babait të tij, vdekja… Si ka mujtë me përballu Hashim Thaçi vdekjen e babait?”

Gazetar Lani: “po, po, po, po…”

Gazetar Lani: “Është një fotografi pra që është bërë sot – vizitës që i ka bërë varrit të babait të tij zoti Hashim Thaçi… Kur e sheh këtë fotografi si bashkëpunëtor i ngushtë i Hashim Thaçit… Çka, çka tregon kjo fotografi?”

Gazetar Lani: “A është i fortë Hashim Thaçi?”

Gazetar Lani: “E kishe ba… te teksti që ke shkru e kishe ba një krahasim në ditën kur ka qenë me vizitu babën e tij sa ka qenë gjallë osht vërejt pak ma i lodhur sesa, sesa sot. Përshemull.”

Gazetar Lani: “…ëhë, ëhë, ëhë…”

Gazetar Lani: “Sigurisht, ëëë, edhe për ju edhe për të gjithë ata që e duan Hashim Thaçin osht e dhimbshme kur e sheh në këto rrethana, në k’to vizita, në këtë kujdes, në këtë siguri maksimale. Në këtë trajtim që i bahet ish-presidentit. N’këtë rast ish, ish jo se ju ende jeni bashkëpunëtor i tij.”

Gazetar Lani: “Do t’flasim sigurisht për procesin gjyqësor në ni moment tjetër se po m’intereson – këtu, nuk di a po e sheh fotografinë – osht simboli i Thaçit, përshëndetja e… përshëndetja e…”

Gazetar Lani: “E vërtetë, e vërtetë, e vërtetë, e vërtetë…” 

Gazetar Lani: “…u vërejt ky liderizmi i Hashim Thaçit edhe gjatë kësaj vizite sot por edhe gjatë vizitës që e pat me babanë…”

Gazetar Lani: “Ku e gjanë këtë optimizën në rrethanat në të cilat osht Hashim Thaçi?”

Gazetar Lani: “Duke qenë se e njihni Thaçin që nga koha e luftës, ndoshta edhe ma herët, nuk e di…”

Gazetar Lani: “Meqenëse thatë se njiheni nga vitet e 90-a. Pra, po flas për këtë kohën kur ju keni punu bashkë. Kur e ke pa Hashim Thaçin të thyer?”

Gazetar Lani:Jemi kah fundi por t’ju pyes se është pritur që t’shkojë – ose ndoshta s’është pritur që t’shkojë për ngushëllime kryeministri i Kosovës Albin Kurti. A ish dashur me shku?”

FUND.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: