E enjte, 31 Korrik, 2025

Deputeti ukrainas që lobon për Kosovën bën jehonë të madhe ndërkombëtare

PolitikëDeputeti ukrainas që lobon për Kosovën bën jehonë të madhe ndërkombëtare

Deputeti ukrainas që ka bërë fushatë të madhe për njohjen e Kosovës nga vendi i tij ka shkaktuar mjaft bujë në parlament në periudhën më të vështirë politike që prej nisjes së agresionit rus në shkurt 2022. Dhe, e mori një fitore të madhe që do ta rris peshën e fjalës së tij. 

Oleksiy Honcharenko kishte bërë fushatë në Parlamentin e Ukrainës për njohjen e Kosovës. Ai madje edhe e kishte vizituar vendin tonë.

Kësaj here, ai e nisi një transmetim LIVE për të treguar se si kolegët e tij në procedurë të përshpejtuar po e shtynin përpara një legjislacion të kundërshtuar fuqishëm edhe me protesta nga ukrainasit.

“Miq, ja se si parlamentarizmi po na shkatërrohet në Ukrainë,” – u shpreh z. Honcharenko.

Honcharenko është prej pak politikanëve në parlamentin e Ukrainës që e ka mbushur zbrazëtinë e pezullimit të transmetimit të seancave live të parlamentint, raporton Reuters. 

Ata u ofrojnë ndjekësve të tyre përditësime reale të zhvillimeve në parlament, e të cilat ndihmuar në rritjen e pakënaqësisë qytetare për ligjin kontrovers që i cungon dy agjenci kundër korrupsionit.

Shkaku i rreziqeve të sigurisë, seancat e parlamentit të Ukrainës s’ishin transmetuar më live pas invazionit të Rusisë më 2022.

@tjetermagazine Pse ukrainasit u zemëruan me Zelenskin dhe ia nisëm protestave?! #tiktok #viral_video #follow #tjetermagazine #fyp #dhezipahiri #kosova #diaspora #demokraci #lufta #ukraina #zelensky #kuvendikosoves #politika #shqiptare ♬ original sound – tjetermagazine

Por, Honcharenko me disa anëtarë tjerë të opozitës e mbushi këtë zbrazëti.

Veçanërisht e bujshme kishte qenë përcjellja e votimit të fundit e shtyrë para nga partia e presidentit Zelensky, e për të cilën ata thonë se u përshkua nga shkelje të shumta procedurale që ishin dokumentuar online nga Honcharenko dhe të paktën një deputet tjetër opozitar.

Pak minuta pasi kishte kaluar ai ligj, disa prej influencerëve më të rëndësishëm ukrainas, e rritën zemërimin e protestuesve ukrainas që dolën nëpër rrugët e Kievit dhe qyteteve tjera për të protestuar.

“Besoj se kjo bëri dallimin e madh për t’i shtyrë njerëzit të thoshin “Jo, kjo s’është në rregull. Kjo s’është Evropë,” – tha Honcharenko, i vetmi deputet që videot nga parlamenti i shfaq live.

Protestat e mëdha patën efekt. Zelensky u zmbraps nga presioni prej politikanëve të rëndësishëm evropianë. Deputetët do ta shqyrtojnë rikthimin e agjencive anti-korrupsion të enjten.

A do të ishte mirë që deputetit që lobon pro-Kosovës t’i rritet popullariteti? Pa dyshim se po. Bëjani follow a subscribe ku ta shihni. Njohja nga Ukraina do të kishte shumë domethënie.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: