E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Dëshmitari i ri në Hagë: Enver Petrovci ishte njeriu kryesor në UÇK*

SatirëDëshmitari i ri në Hagë: Enver Petrovci ishte njeriu kryesor në UÇK*

Një dëshmitar i ri i mbrojtjes në Hagë është paraqitur sot para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij.

Deri tash, dëshmitarët James Rubin (Ndihmës Sekretar i Shtetit në ShBA) dhe John Duncan (Ndihmës i Wesley Clark) kanë dhënë dëshmitë e tyre duke thënë – folur përmbledhtazi – se Hashim Thaçi ishte vetëm lider politik dhe se nga ana ushtarake i bindej Agim Çekut, Adem Demaçit e kështu me radhë.

Por, dëshmitari i ri ka përmendur një emër tjetër.


Enver Petrovcit. Ai ka prezantuar edhe pamje të reja, të papara më parë, në të cilat duket z. Petrovci si një nga komandantët e zonave.

*Shih rubrikën ku ndodhesh për ta kuptuar seriozitetin e këtij artikulli

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: