Më lart e keni videon në të cilin paraqes absurditetin e Aktgjykimit që dënoi Dimal Bashën me 25 mijë për shpifje ndaj biznesmenit Mustafë Grainca.
Nuk i kam trajtu të gjitha arsyetimet për opinionet e Bashës sepse do të merrte shumë kohë. Por, qe ku i keni: KËTU.
Ndërkohë, ai që ka gënjyer dhe në mënyrë të qartë është z. Grainca. Ai pretendon se i ka largu të gjitha bizneset nga Ferizaji pas akuzave të Bashës. Ndërkohë, në një reagim të tij publik merret vesh se ai u largua nga PDK-ja pasi dështoi të zgjedhej deputet në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
E di mirë se Dimal Basha do t’i gëzohej dhe do ta përdorte ku të mundte dënimin në këtë formë të një kundërshtari politik. Por, kjo s’nënkupton se ne duhet të sillemi si Dimal Basha!
Basha është shpifës për UÇK-në. Jo për Mustafë Graincën.