Ishte vera e vitit 2019. Kryetari i asokohshëm i PDK-së, Kadri Veseli, kishte kërkuar që Sami Lushtaku ta lëshonte pozitën e kryetarit të degës në Skënderaj. Donte ta hiqte qafe përmes justifikimit se Lushtaku kishte aktakuzë.
VIDEO:
Por, Lushtaku rezistoi. Ai e kishte akuzuar PDK-në se udhëhiqej nga katër-pesë persona që sipas tij e mbanin të bllokuar Kosovën dhe që kontrollonin gjithçka në vend. Ishin akuza të rënda. Ishte luftë e ashpër që po ekspozohej në publik.
