E shtunë, 19 Prill, 2025

E pakonfirmuar: Edhe reperi Unikkatil emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës*

Pa lidhjeE pakonfirmuar: Edhe reperi Unikkatil emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës*

Fatin e Florian Dushit dhe Shkëmb Manajt, duket se do ta ketë edhe reperi i njohur kosovar i njohur si Unikkatil. Edhe ai pritet të emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës gjatë këtyre ditëve, megjithësee lajmi ende s’është konfirmuar.

Shkëmb Manaj u emërua Nënkryetar i Prishtinës dy ditë më parë. Ai ishte kandidat për deputet nga LDK-ja që ishte zemëruar keq pasi nga ato që i quajti manipulime me vota.

Kandidati tjetër për deputet, Florian Dushi, u emërua disa ditë para Manajt.

Rasti i Manajt ishte veçanërisht i rëndë. Ai kishte dërguar një mesazh me disa fjalë pelin në grupin e partisë në Whatsapp.

“Manipulimi i votave të kandidatëve është evident, edhe fëmijët po i vërejnë!”  – thoshte Manaj.

Bënte me gisht kah votat me postë, ylli i të cilave ishte Hysen Çekaj.

Pse Unikkatili?

E tash, duket se radha për nënkryetarllëk i erdhi z. Viktor Palokaj. Dhe çudia është se, edhe ky emërim do të vijë shkaku i Hysenit (megjithëse, jo detyrimisht Hysen Çekajt).

Pse – mund të pyes dikush – kur reperi në fjalë s’ishte në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK-ja?

Përgjigjja mund të tingëllojë mjaft e çuditshme. Duket se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka ofruar këtë pozitë atij në mënyrë që ai ta fshijë dissin e tij ndaj një farë Hysenit.

Kjo, jo shkaku i kandidatit Hysen Çekaj, por shkaku i vlerave shtypëse që promovohen përmes tekstit fyes aty.

Unikkatil mësohet që ka pranuar këtë kusht, dhe për më tepër është shprehur se do ta respektoj shumë deputetin Hysen Çekaj. Ai tha se votat e tij me postë ishin vota të rregullta.

Lusim të gjithë lexuesit tanë poshtë moshës 18 vjeçare që të mos e kërkojnë këngën në fjalë në YouTube apo diku tjetër. Është seriozisht fyese.

Menduam ta merrnim një konfirmim për këtë çështje nga LDK-ja, por e konsiderojmë zëdhënësin e partisë Besian Mustafën tepër të anëshëm për këtë rast.

*Teksti është sarkastik. E urrejmë që duhet të tregojmë që është sarkastik, por çka të bëjmë. E urrejmë më shumë atë që po ndodh në LDK, dhe duam që t’i japim vëmendje. Jepi edhe ti. Shpërndaje këtë tekst. 

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: