E shtunë, 19 Prill, 2025

E shikuam dy herë klipin e Thaçit me familjen para se ta shpallte Pavarësinë. Qe çka morëm vesh.

KulturëE shikuam dy herë klipin e Thaçit me familjen para se ta shpallte Pavarësinë. Qe çka morëm vesh.

Një kronikë interesante televizive e Associated Press qarkullon nëpër këndet e errëta e të ndritshme të rrjeteve sociale: herë e prerë, herë për keq, herë për sensacion. Aty na shfaqet ish-kryeministri Hashim Thaçi me familjen e tij të ngushtë para se të shkojë në punë. E gjetëm dhe po i bëjmë anatominë shkurtimisht.

Kronika është e 9 janarit 2008. Pra, një muaj e tetë ditë para se Kosova të shpallte Pavarësinë.

Po i bëhej profili një ish-lideri të rebelëve që u ngjit në majë të pushtetit politik. Donin ta paraqisnin si njeri familjar.

Aty na shfaqet Hashim Thaçi që ndërvepron me gruan dhe të birin. I vetmi njeri që e shohim nga ekipi i tij është truproja. S’ka këshilltarë, s’ka ministra, s’ka shokë.

Por, s’është kushedi çfarë gjëje e jashtëzakonshme siç na thonë botët hashimistë nëpër Facebook.

Në një moment, kur gruaja e tij e quajtur Lumnije i sjell disa gota me lëngje, Thaçi shprehet me humor:

“O doni me ma hupë Qeverinë, do me m’vonu a!”

Qeverinë do t’ia hupte diçka tjetër, por nejse.

Më pas Thaçi shihet duke e lexuar një gazetë të quajtur InfoPress (ibret, ibret). Hajmedet!

Dhe, kur kryhet ajo ndejë e vogël me familjen kalohet në një prej fragmenteve më të prera nga bota e ashpër e Internetit. Me një anglishte të çalë – përqeshshëm të çalë – ai formulon diisa fjali.

“Prioriteti i parë i institucioneve të reja të Kosovës dhe qeverisë time do të jetë që Kosova të bëhet e Pavarur. Dhe jam i sigurt që institucionet e reja të Kosovës do ta, do ta shumë shpejt do ta vendimin e Pavarësisë dhe do të kemi mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bryseli dhe Nato për njohjen në mënyrë kualitative.”

Thaçi flet në këtë kronikë edhe për gjëra tjera, dhe sërish është skajshëm i varfër në të shprehur.

Kronika mbyllet me të që përshëndetet me të birin dhe gruan.

Adhuruesit e Thaçit duan të theksojnë thjeshtësinë e tij. Urrejtësit e tij duan të theksojnë padijen e tij. Ne duam të theksojmë të dyja thekset.

Domethënia?

S’ka ndonjë domethënie. Në shikim të parë, kjo kronikë paraqet një kontrast të kryeministrit të atëhershëm me të tanishmin. I atëhershmi dukej disi më i ngjashëm me ne, s’e kishte problem ta njihte popullin me gruan e të birin. I tanishmi, jo aq. Por, në tjetrën anë, i atëhershmi duket qartazi më pak i shkathtë në të folur se i tanishmi. E lexonte InfoPressin, qr.

Kjo është kjo.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: