E kemi dëgjuar nëpër klipe të shkurtëra lajmesh fjalimin e Bill Clintonit më 24 mars 1999, ditën kur nisin bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë së Serbisë. Në videon e mëposhtme e keni pjesën kryesore të këtij fjalimi, i cili është goxha më rrëqethës se që mund ta keni menduar.
Fjalimi me titra shqip:
Presidenti Clinton në këtë adresim para popullit amerikan po provonte të merrte mbështetjen e tyre për këtë intervenim. Por, megjithëse tregonte për frikën se kjo luftë mund të zgjerohej edhe në rajon ai qartazi iu thotë se kjo ka të bëjë edhe me vlerat amerikane. Ka të bëjë me mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Ka të bëjë edhe me fjalën e dhënë.
Kjo na la shumë përshtypje.
“Mos harroni: ne ua kërkuam (UÇK-së) ta pranonin paqen. Ata qe pranuan! Ne iu kërkuam të premtonin se do t’i linin armët. Ata u pajtuan! Ne iu dhamë fjalën se ne, ShBA-ja, do t’iu dilte në ndihmë nëse e bënin gjënë e duhur. Nuk mund t’i lëmë në lloç tash. Imagjinoni se çka do të ndodhte sikur të bëheshim sikur s’po i shohim… kur këta njerëz masakroheshin para dyerve të NATO-s?! Kjo do ta diskreditonte NATO-n, gurthemelin e sigurisë tonë qe 50 vjet,” – thotë Clinton në këtë adresim.
Duhet kujtuar se mbështetja e popullit amerikan për intervenimin në Kosovë ishte gati 70% në atë kohë.