Shkruan: Puya
Unë jam rritë me rock. Prej rock’n’rollit të ’60 e deri te grunge-i i ’90-ës. Repin nuk e kam pasë në vena, qysh kish me thanë ni reper. Repi mu ka imponu nëpër party, prej shoqnisë, si ‘91-sh ka qenë zor me nejtë indiferent ndaj ritmeve t’hiphopit n’Kosovë.
E maj n’men kur nejat e festave kulmin e mrrijshin me Drogë për Vesh. Po tinglloj pak si requiem (pun intended për ata që ngojnë rep e politikë). Po flas këtu për influencën e hiphop kulturës për një masë tjetër ma n’periferi t’Kosovës. Sot ngoj rep ma shumë, por prapë jo aq sa me pretendu n’këtë tekst. Megjithatë, edhe me këtë njohje siperfaqësore, një gjë është e qartë: 2po2 duhet me qenë në listë.
