E shtunë, 19 Prill, 2025

Hoxha nga Prishtina që punët e tij private i ndau me hallkun i bie pishman

KulturëHoxha nga Prishtina që punët e tij private i ndau me hallkun i bie pishman

“Me një anë na thoni se në atë dynja na presin 777 hyrija, e n’këtë dynja veç kshyrni qysh me nxanë për veti diçka!”  – ishin fjalët e një komentuesi në statusin e një hoxhe që pardje e lajmëroi një rast të rëndë. Shumë të rëndë.

Feim Dragusha nga Bërnica e Ulët ose e Poshtme po njoftonte se një hoxhë tjetër ia kishte marrë gruan. Kjo kishte ndodhur dikur para se të niste muaji i shenjtë i Ramazanit. Ai kishte pritur gjithë këtë muaj dhe pastaj e kishte lajmëruar rastin para publikut.

Sipas fjalëve të tij, hoxha nga një fshat i Vitisë ia kishte marrë gruan kur ajo ia dërgoi një shoqe për “rukje”. Pra, ajo ia dërgoi një shoqe për ta shëruar e hoxha e mori për grua të dytë. Edhe pse ishte veçse e martuar.

*Rukje është përpjekja që të shërohet një person përmes leximit të disa ajeteve kuranore.

“Imami S*** S*** duke u thirrë si një rukjexhi dhe duke keqpërdorur hapësirat e xhamisë, ka prekur në moralin tim dhe të familjes Dragusha”. – shkruan hoxha.

“Për ta mbrojtur veten nga ky skandal, imami S*** S*** e nxit gruan time që t’më denoncoj në polici kinse për “dhunë në familje” gjithnjë me qëllim që t’më burgosin, e ai pastaj të bëj qejf me gruan e huaj…” – vazhdon tutje.

Hoxha në fjalë po e bënte publik atë reagim shkaku se nuk po i merrej parasysh kërkesa që të përjashtohej hoxha që i kishte marrë gruan.

Çka s’tha tjetër hoxha Feim. Dhe fjalët e tij u bënë virale. Ai u bë “popular now” në Facebook e gjetiu! Doli në portale të ndryshme në vend. Por, ato që tha – përkundër akuzave shumë të rënda – ishin të mjegullta. Si ndodhi që në xhami t’i martohej gruaja tinëz? Meqë e bëri publik atë fjalë e njollosi gjithë ata njerëz, publiku pyet.

Të shkojmë tutje.

Përveç hoxhës që i mori gruan, ai akuzonte edhe një tjetër me emrin Bali Sadiku se e kishte mbrojtur këtë akt. E madje, e akuzonte edhe myftiun Naim Tërnava.

Kush është hoxha denoncues? 

Hoxha në fjalë duket mjaft i angazhuar në rrjete sociale. Feim Dragusha duket se ka studiuar gjerësisht në lidhje me ndihmën që shteti i Bruneit i ka dhënë Kosovës. Dhe se për atë ndihmë, e ka botuar edhe një libër të cilin e ka prezantuar edhe te kabineti i Shkelqësisë së saj, Presidentes Vjosa Osmani Sadriu.

“Sot, më datë 21 nëntor 2024, u prita në një takim të ngrohët nga stafi i presidentes së Republikës së Kosovës për t‘i dhuruar librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”. Në këtë takim frytdhënës u prita nga zonja Rejhan Vuniqi dhe Bekim Kupina, me të cilët biseduam për Sulltanatin e Bruneit dhe kontributin e madh që ky vend ka dhuruar për popullin e Kosovës, e veçanërisht në fushën e arsimit dhe edukimit.” – shkruante Dragusha në blogun e tij personal.

Duke qenë se ka kontakt edhe me zyren më të rëndësishme të vendit, a mund ta çojë rastin deri në këtë instancë? Kushedi.

Sado që Tjetër provon të mbrojë privatësinë e të lartpërmendurve, duhet pranuar se tash është vonë. Portalet po e bëjnë namin me akuzat e tij sensacionale. Madje, shiheni mirë fotografinë e mësipërme: ai paraqet dy fjali që duken sugjerime për tituj portalesh. “Hoxha nga Drobeshi ia merr gruan hoxhës nga Prishtina?” 

Pse të shkruar për veten në veten e tretë?

A ia vlejti publikimi që bëri hoxha? Pyeteni hoxhën, i cili tashmë e ka fshirë statusin.

P.S. Bigamia është e ndalueshme në Republikën e Kosovës dhe dënohet me burgim deri në një vit.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: