E diel, 19 Tetor, 2025

James Rubin beson se Thaçi do të dënohet: Mu duk se gjyqtarët veçse e kanë marrë vendimin

PolitikëJames Rubin beson se Thaçi do të dënohet: Mu duk se gjyqtarët veçse e kanë marrë vendimin

James Rubin – ish zyrtar i lartë në administratën Clinton dhe së fundmi administratën Biden – ka folur përsëri për dëshminë e tij që pak javë më parë e dha në Hagë në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Fjalët e tij kësaj here janë… mjaft pesimiste për fatin e ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e Rubinit bëri shumë bujë në Kosovë, për shkak se risolli në mendjet tona pjesën më të lavdishme të luftës sonë për liri nga okupimi serb.

Ajo ishte veçanërisht e rëndësishme sepse z. Rubin ishte një bashkëpunëtor shumë i afërt i UÇK-së në kohën më intensive të luftimeve.

Deklaratat e tij u shtrembëruan – si nga simpatizuesit e Thaçit, ashtu edhe nga kundërshtarët e tij – dhe tashmë janë bërë një mishmash i madh.

Njerëzit besojnë atë që duan të besojnë.

Sidoqoftë, në podcastin me ish-gruan e tij, gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour, ai ndau përshtypje mjaft të errëta për Gjykatën Speciale dhe procesin që po zhvillohej ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qysh e di (i drejtohet Christiane Amanpour) ne po rrinim në një hotel së bashku në Maqedoni, unë shkoja në malet e Kosovës për të punuar për demilitarizimin (e UÇK-së) dhe arrita të shihja atë që pak njerëz mund të shihnin: pashë se si funksiononte nga brenda kjo ushtri e çrregullt e quajtur UÇK. Dhe ishte absolutisht e qartë se z. Thaçi  – një djalë i ri në atë kohë – s’ishte nën kontroll të kurrgjëje hiç. Efektivisht, ai ishte si një ministër i jashtëm i saj.”  – tha z. Rubin fillimisht.

Por pjesa më e rëndë vjen më pas.

“Dëshmova për tri ditë të gjata. Gjyqtarët, për befasinë time, më bënin pyetje që më dukën tepër të anshme. Nuk tingëllonin si pyetje që kërkonin të gjenin fakte. Prokuroria duhet ta shtrojë akuzën e saj. Mbrojtja ta shtrojë mbrojtjen e saj. Gjyqtarët supozohet që thjesht duhet të mbledhin evidencë në mënyrë që të bëjnë gjykimin më pas. Dhe prej pyetjeve që mu bënë nga disa prej gjyqtarëve, mu duk se tashmë kishin marrë vendim se UÇK-ja ishte tamam organizatë që funksiononte si duhet me Hashim Thaçin në krye. Gjë që s’është e vërtetë!”  – u shpreh ai me një shqetësim të vërejtshëm në fytyrë.

Ai kërkoi që Gjykata Speciale të lironte Thaçin me të tjerët.

Edhe në opinionin publik kosovar ka pasur vlerësime të ndryshme se pyetjet e gjyqtarëve në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin të anshme.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: