E martë, 22 Korrik, 2025

“Je e bukur”; “Të dua”; SHFRENIMI i Trumpit në konferencë me gazetarë

Politikë"Je e bukur"; "Të dua"; SHFRENIMI i Trumpit në konferencë me gazetarë

Amerika po shkon drejt autoritarizmit nën presidentin Donald Trump. Kjo mund të shihet me sy të lirë – pa nevojën e mjeteve tjera – nëpër konferencat e tij me gazetarë. Ata që bëjnë pyetje kritike sulmohen ashpër si “fake news” ndërsa ata që bëjnë pyetje servile marrin në mënyrë të papërshtatshme dashuri.

Në videon e mëposhtme i keni tre raste nga dy konferenca të Shtëpisë së Bardhë më 27 qershor. 

Në të parin, presidenti Trump i thotë “të dua” një reportereje që e pyet se a do ta emërojë dikë për të hetuar si u lejuan – siç i quan ajo – persekutimet politike ndaj tij, familjes dhe përkrahësve të tij gjatë administratës së Joe Biden. Merreni me mend!

Në të dytin, dikush gjatë konferencës me gazetarë bërtet si në kohë fushate “Trump 2028”. Që nënkupton, se po i kërkon kandidimin edhe për një mandat të tretë presidentit aktual megjithëse kjo është e ndaluar.

Trumpi në vend se ta qortojë, i thotë “po më pëlqen ai djalë”. 

Dhe në të tretin, një reporteje që po i thoshte se presidenti i Kongos e kishte ndërmend ta nominonte për çmimin Nobel për Paqe Trump i thotë se “është e bukur.”

Kujt ia merrte mendja se Amerika e vendit 2025 do të dukej kështu?!

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: