E mërkurë, 30 Korrik, 2025

“Jemi shteti më seksi”: Trumpi pyetet për fëmijët që po vdesin nga uria në Gazë, përgjigja kuku (VIDEO)

Politikë"Jemi shteti më seksi": Trumpi pyetet për fëmijët që po vdesin nga uria në Gazë, përgjigja kuku (VIDEO)

VIDEOJA NË FUND TË TEKSTIT

Një klip i presidentit amerikan Donald J. Trump është bërë viral në orët e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, ai pyetet mes tjerash edhe për fëmiijët që po vdisnin nga uria në Gazë. Përgjigja e tij është përnjëmend shokuese shkaku i pandjeshmërisë së tij. 

Pa ndonjë provë, ai nis të përgjigjet për fëmijët që po vdisnin urie në Gazë duke përmendur vjedhjet e ushqimeve dhe parave për ushqime.

Më pas, presidenti amerikan na flet se si Gaza iu ishte dhuruar palestinezëve nga Izraeli. Thotë se këtë e bëri një kryeministër, të cilit duket qartë se s’ia di emrin.

Edhe pak më vonë na flet për Iranin, Venezuelën, emigrantët që po shkonin drejt kufirit amerikan. E shan Bidenin, Demokratët. Tema vazhdonte të ishte për fëmijët palestinezë që po vdisnin urie në Gazë.

Dhe del te “ne jemi shteti më seksi në botë”. A do të duhej të përmendej një gjë e tillë në pyetjen për fëmijët palestinezë që po vdisnin nga uria? Natyrisht që jo. A është e përshtatshme kjo gjuhë? Natyrisht se jo.

Këqyreni, këqyreni vetë këtë skenë mizore:

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: