E martë, 29 Korrik, 2025

Këqyreni këtë seri: Unbelievable

KulturëKëqyreni këtë seri: Unbelievable

Kalo menjëherë te PJESA KRYESORE nëse s’ke vakt.

Ditët e fundit e pashë një seri që quhet Unbelievable (shq. E pabesueshme). Është kriju prej Sussannah Grant, Ayelet Waldman dhe Michael Chabon në vitin 2019 dhe bazohet në storien e një artikulli të vitit 2016 që e fitoi Çmimin Pulitzer.

Për mos me zgjatë, kjo është pak a shumë fabula:

Një çikë e mitur – me emrin Marie, që sa kish fillu me jetu e vetme – përdhunohet prej një një personi që i futet me forcë në banesë. Ajo e denoncon rastin në Polici, dhe e jep deklaratën e vet nja katër-pesë herë. Mirëpo, në deklaratë i dalin disa kontradikta të vogla dhe policët hetues nisin me dyshu mos po rren. Më pas, dyshimi rritet kur reagimin e saj ndaj dhunimit nënat kujdestare (është edhe fëmijë jetim, meqë ra fjala) me shokë e shoqe të saj e konsiderojnë atipik. Pastaj, shikimi del te karakteri i saj. Thonë se e kërkon kahpak vëmendjen. Se është rritë në ambiente të dhunshme. E kështu me radhë.

Policët nuk i besojnë më. Ia paraqesin kontradiktat. Ajo reziston për pak, mirëpo tërhiqet. Është përvojë traumatike dhe s’ka nerva me e duru gjatë pa e kuptu që ai pranim ia kthen jetën përmbys. Iu thotë, okay kam gënjy, s’më ka dhunu askush.

Paralelisht, nja dy hetuese shumë të zonja i kishin ra në gjurmë një dhunuesi serik. S’do shumë mend me kuptu që ai doli se ishte edhe dhunuesi i Maries. S’është as ‘spoiler’ ky, mos t’jau ninë.

Është seri që e paraqet të dhimbshmen në shumë drejtime, qysh zakonisht edhe është. E dhimbshme kur i sheh ata policë të këqij e neglizhentë. E dhimbshme kur e sheh jetën kah i përkeqësohet Maries si pasojë e asaj ‘rrene’. Dhe më e dhimbshmja, kur e sheh se qysh veprojnë njerëzit që “jau ninë” për Marien.

Se çka ndodhi më tej s’po kallëzoj. Mirëpo, po e ndaj një pjesë të shkurtër që më la më së shumti përshtypje.

Pjesa kryesore

Kjo ndodhi në kohën kur po merrej vesh ngadalëdalë se Marie s’kishte rrejtë për dhunimin. Se në fakt kishte rrejtë se kishte rrejtë. Ishte te terapistja.

Ajo e pyet se a kishte diçka që kish mësu prej kësaj historie të tmerrshme, që në raste tjera kur përballet me padrejtësi me vepru ndryshe?! Me fjalë tjera po i thoshte se mos ndoshta nuk duhej me rrejtë që kish rrejtë?!

Fjalët e saj ishin tamam fjalë me një farë vërtetësie përtej tingujve e shkronjave. Me një farë vërtetësie të përtejme.  Marie thotë që nëse i kish ndodhë prapë, jo që s’kish rrejtë po kish rrejtë ma shpejt e ma mirë. Pra, s’e kish lajmëru rastin hiç në Polici.

 “S’ka lidhje sa shumë thotë dikush që ia ninë për ty. S’jau ninë. Jo aq sa duhet. Ndoshta kanë dëshirë me jau ni për ty, ose provojnë që me jau ni, ama… gjithë janë do sende që n’fund dalin më t’rëndësishme për ta se ti.

Kisha rrejtë.

Se edhe për njerëzit e mirë… edhe për ata që iu beson, kur e vërteta s’iu konvenon – kur s’iu përshtatet me botën e tyre – s’të besojnë.

Edhe nëse seriozisht jau ninë për ty… s’jau ninë për ty”

Shënim: E përktheva“they don’t care” si “s’jau ninë” e jo “s’iu bën” sepse po ka më shumë kuptim. Nëse je prej Shqipërisë e s’po e kupton, atëherë shko në lesh se s’je njeri i mirë. Qysh ka mundësi mos me kuptu një shprehje kaaaaaq popullore mes kosovarëve?! Fucking hell. 

Çdo të mirë në jetë dhe jashtë saj!

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: