E diel, 7 Shtator, 2025

Kryekuvendari Dimal Basha: Që në fillim të viteve ’90 dihej për lidhjet e UÇK-së me trafikantët e drogës

PolitikëKryekuvendari Dimal Basha: Që në fillim të viteve '90 dihej për lidhjet e UÇK-së me trafikantët e drogës

Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sapo iu rishfaq një ‘studim’ e çon një hap më tej “lëshimin e nanave në livadh me lujtë”. Duke shkruar për “Studime të Karaibeve” (Études caribéennes) ai përdor disa nga fëlliqjet më të rënda që iu bënë ndër vite UÇK-së të frymëzuara nga propaganda serbe e ruse.

Së pari, këtë studim ia rishfaqi gazetari Besnik Krasniqi i cili kërkoi edhe që të iniciohej shkarkimi i tij.

Ne e shikuam se për çka bënte fjalë ‘studimi’, dhe mbetëm të tronditur.

Ai titullohej “Globalizimi në Ballkanin Perëndimor: Krimi Transnacional, Fondamentalizmi Islam dhe Aleancat e Pabesa”. Mësynte sulmin ndaj globalizimit, që përmes një spektri forcash destabilizuese – krimi, konflikti dhe ideologjitë radikale – e bënte namin.

Pra, Basha po provonte me argumentu qysh hapja e kufijve, tregjet e reja lejonin edhe qarkullimin e gjërave ilegale si armët, droga e kriminelët. E si dëshmitare të këtij argumenti e thirri UÇK-në siç portretohet nga studiues sharlatanë perëndimorë apo edhe Serbia me Rusinë.

Ja, lexojeni një nga fjalitë.

“Që nga fillimi i viteve ’90 shunë e dinin për lidhjet mes UÇK-së dhe trafikuesve të drogës….”

Në fakt, lëre që s’dihej për lidhjet e UÇK-së me trafikuesit e drogës nga fillimi i viteve ’90, por s’dihej as për ekzistencën e UÇK-së meqë ajo u bë publike vetëm më 28 nëntor 1997.

Dhe për më tepër, kush janë këta “shumë”? A është dikush dëshmitar i dorës së parë? Seriozitet se jo mahi.

Nejse, ja ku e keni edhe një tjetër:

“Sipas raporteve hulumtuese, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarët e rëndomtë në diasporë por edhe nga trafikantët e drogës që operuan anë e mbanë Evropës Perëndimore dhe ShBA-ve. Trafikantët e drogës dërguan edhe burra të armatosur të luftonin përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.”

Ja edhe një:

“Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi që ofrohej nga patriotët banditë që operonin përgjatë kufijve.” 

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: