E diel, 20 Prill, 2025

Kurti i thotë BE-së që nuk shkon në Bruksel për dialog: Hajdeni në zyren time*

Pa lidhjeKurti i thotë BE-së që nuk shkon në Bruksel për dialog: Hajdeni në zyren time*

Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar ftesën e përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Peter Sorensen, për një takim të nivelit të lartë me Serbinë.

“Ju i thoni vetes lehtësues, por në fakt jeni bërë rëndues të dialogut. E rëndoni buxhetin e popullit të Kosovës, e e rëndoni edhe buxhetin e popullit të Serbisë duke i mbajtë takimet e dialogut mes nesh në Bruksel,” – i tha Kurti Sorensenit, e i cili po e shihte i hutuar.

“Ju a jeni rëndues a lehtësues?!” – e pyeti kryeministri tri-katër herë Sorensenin që s’po e dinte se a ishte pyetje retorike apo duhej të përgjigjej.

Pas disa sekondash në heshtje, Kurti i tha:

“Ju bëheni lehtësues kur lehtësoni. Prandaj, na e lehtësoni dialogun dhe hajdeni në zyren time.”

Më pas, kryeministri Kurti i përmendi pasardhësit të Mirosllav Llajçakut edhe kushtet për rikthimin e tij në dialog duke i ofruar edhe një top-listë të kushteve më interesante që kishte pasur ndër vite.

*Kjo është satirë. TJETËR me raste s’ka kapacitet të trajtojë seriozisht tema të ndryshme që kosovare. Në këtë rast satirizuam qëndrimin e kryeministrit Kurti në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar për rastin e Rezervës Shtetërore. 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: