E diel, 7 Dhjetor, 2025

Lidhja e Historianëve në Deçan i jep çmimin NOBEL I PAQES presidentit Trump*

SatirëLidhja e Historianëve në Deçan i jep çmimin NOBEL I PAQES presidentit Trump*

Pasi nuk arriti ta merrte çmimin Nobel për Paqe, presidenti amerikan Donald Trump është vlerësuar me Çmimin e Paqes nga FIFA, shoqata e futbollit ndërkombëtar. Por, ai do ta marrë edhe një çmim tjetër prestigjioz gjatë javës së ardhshme nga një institucion i shquar.

Bëhet fjalë për “Lidhjen e Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan” e cila pasi mbeti pa kauzën e Manastirit të Deçanit ka vendosur të krijojë një kauzë tjetër: paqen.

“Presidenti Trump i ka ndalur shtatë a tetë luftra. Askush s’e meriton më shumë se ai çmimin e Nobelit të Paqes nga Deçani. Ndoshta vetëm Albin Kurti, por Albin Kurti është i joni dhe këtë çmim duam ta bëjmë çmim ndërkombëtar.”  – tha kryetari ose ish-kryetari i kësaj shoqate, z. Shkodran Imeraj.

I pyetur se pse historianët e Deçanit nuk po çonin pluhur si dikur për tokat që iu dhanë vitin e kaluar përfundimisht Manastirit të Deçanit nga Qeveria Kurti, ai tha se tash duhej të mendonin “vetëm për paqe”.

Kujtojmë se edhe presidentja Osmani e ka vlerësuar presidentin Trump për ndaljen e luftës mes Kosovës dhe Serbisë gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar, kjo Lëvizja e kishte bërë edhe një propozim për kryeministër në kuadër të përpjekjeve të saj për të gjetur unitet kombëtar në skenën politike të Kosovës.

Kjo lëvizje nuk duhet ngatërruar me Lëvizjen e Deçanit, e cila pritet po ashtu që t’i ndajë një çmim Trumpit.

*Shiko rubrikën në të cilën ndodhesh.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: