E shtunë, 19 Prill, 2025

Malli për Hashim Thaçin dhe plakja e tij ‘u krijuan’ nga algoritmat e Facebook-ut

PolitikëMalli për Hashim Thaçin dhe plakja e tij 'u krijuan' nga algoritmat e Facebook-ut

Ngjarja më e bujshme e javës ishte vizita e Hashim Thaçit në Prishtinë për me taku babën e sëmurë.

Në vetëvete s’kishte kurrfarë rëndësie. Thaçi po e bënte një vizitë private. S’do të ndërronte kurgjë hiç në rrethanat tona. Por, ja që algoritmat e Facebook-ut – ku llogaritë e rreme e bëjnë namin – krijuan artificialisht idenë se diçka po ngjante. Dhe kësisoj lindi ‘ngjarja’.

Hashim Thaçi ishte në Kosovë pas më shumë se katër vitesh. Por, Thaçi s’mund të fliste e as vizita s’kishte ndonjë rëndësi për publikun… u prodhuan artificialisht lajme.

Lajmëtarët u morën me pamjen e tij të jashtme. Thanë se ai ishte rrudhë e ishte thinjë e ishte plakë; se i kishte marrë malli. Filluan t’i krahasojnë fotografitë e Thaçit nga viti 2020 dhe 2025.

Të mallëngjyerit harruan krejt që ai na shfaqej nëpër media gati çdo javë i ulur në ndjekje të seancave gjyqësore në Speciale. Ai dukej bash ashtu siç dukej në ato seanca. Të njëjtat rrudha, të njëjtat thinja, po ajo plakje. Nëse kishin pasë mall, mund ta kishin pa aty.

Qe ku është para një muaji. Po dëshmonte Imer Imeri, në një nga seancat më të rëndësishme ndonjëherë. Shihni numrin e shikimeve në verisonin në gjuhën shqipe: veç 97 vetë.

Seancat tjera kanë edhe më pak. Ku janë të mallëngjyerit?

Nejse. Më pas u morën me posturën e ish-presidentit. Thaçi po mbahej i fortë por dukej i thyer?! E kishte mundu burgu por s’po ia linte shenjë?!

Më pas, meqë Thaçi s’po fliste. Meqë s’po ndodhte asgjë, u kërkua të fliste për atë vizitë kryeministri Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani. E çka të thoshin?

Mos ndoshta e gjithë çështja ishte thjesht t’i merrnin do pëlqime? Ne besojmë që po.

TJETËR* është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: