“Kryeministri 2 metra i gjatë që e bëri Starmerin të dukej i vocërr në skenën botërore,” – shkroi The Telegraph në lidhje me planet e kryeministrit britanik për emigracionin.
“Keir Starmer u poshtërua live në TV për planet e tij që t’i çonte azilkërkuesit në Ballkan” – shkroi Daily Mail.
“Starmeri ia çeli vetes gropën në Tiranë, ndërsa konservatorët shkumojnë për një flamur;” – shkroi John Crace në The Guardian. Kolumnistë tjerë si Marina Hyde ishin edhe më të ashpër.
Çka ndodhi?
Kryeministri britanik Keir Starmer udhëtoi drejt Shqipërisë, vendin prej nga vinin plot emigrantë me varka të vogla dhe që kishin shkaktuar kaos mediatik në vitet e fundit në Britani të Madhe.
Mësymja e Starmerit ishte të ofronte një zgjidhje për krejt problemin e emigracionit.
Krejt befasisht, Starmeri zbuloi këto plane në udhëtimin e tij në Shqipëri derisa ishte në konferencë me Edi Ramën. Do të krijonte qendra ku do të strehoheshin azilkërkuesit e refuzuar prej Britanisë. Ishte një plan i ngjashëm me atë të Ruandës të përgatitur nga nga qeveria e kaluar, e me të cilin ishte tallur para se të vinte në pushtet.
Por, ndërrimi i qëndrimit për këtë çështje s’mjaftoi që Starmer të turpërohej e poshtërohej.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndoshta pa e ditur mirë se çka po bënte i tha publikisht se Shqipëria s’do të ndërtonte qendra tjera azilkërkuesish siç kishte bërë për Italinë e siç nënkuptoi kryeministri Starmer pak më parë.
“Jemi pyetur nga shumë shtete nëse jemi të hapur për atë ide, dhe kemi thënë jo, sepse i qëndrojmë besnikë martesës me Italinë ndërsa me të tjerët kemi veç dashuri,” – u shpreh Rama derisa afër tij kishte kryeministrin britanik që mbante shikim të hutuar.
Kjo është ajo çka ndodhi nga minuta 20:00: