Aq shumë na shkoi nerva normalizimi i hipokrizisë sa u desh të bënim diçka në këtë drejtim. Videoja bën fjalë për lojtarët shqiptarë që luajnë në Rusi, me fokus sidomos Mirlind Dakun.
VIDEOJA
Çka kishin gjithë ata futbollistë evropianë në dimrin e vitit 2022 që po i braktisnin ekipet ruse që paguheshin me miliona e miliona euro? Kishin ndërgjegje. Ata e dinin se po luanin për ekipet e oligarkëve që e financonin një luftë krejtësisht të padrejtë që vazhdon edhe sot. Atë ndaj Ukrainës. Dhe e braktisën Rusinë.

Për ironi, lojtarët nga një vend që e vuajti shkatërrimin që sjell lufta – si Kosova – pa fijen e marres u nisën andej pari për me shfrytëzu zbrazëtinë e lënë nga lojtarët me ndërgjegje. Mes tyre edhe Mirlind Daku që shet patriotizëm kuq-e-zi në rrjetet sociale.
