E diel, 20 Korrik, 2025

Në vaj Serbia: Vjosa Osmani po shfrytëzon budallallëkun e Trumpit

PolitikëNë vaj Serbia: Vjosa Osmani po shfrytëzon budallallëkun e Trumpit

Më vjen keq që videoja nuk ka shumë strukturë. Dhe më vjen keq që nuk jam narrator aq i shkathtë. Sidoqoftë, e vlerësoj nëse e shikoni deri në fund dhe më tregoni se çka mendoni.

Këtu jam mundu me tregu për një tjetër bllokadë në të cilën Kosova është tash e gati një dekadë, dhe e cila s’po i lë askujt përshtypje: bllokada ndërkombëtare. E këtë bllokadë ndërkombëtare e lidha me mjeshtërinë e presidentes Vjosa Osmani në fushatën që e ka fillu me i shfrytëzu fryrjet prej egomaniaku të presidentit Donald Trump.

Presidentja ka qëllu në shenjë. Në një anë, ajo çka po e thotë i konvenon Trumpit më shumë se e vërteta prapa fjalëve të tij që s’mund t’i lidhë mirë me plasë. Dhe në tjetrën, më e rëndësishmja, i konvenon Kosovës tonë që ndoshta të dalë prej kësaj bllokade.

Sidoqoftë, këtu jam mundu me tregu se pse presidentja e ka të mundur një formë të këtillë mendimi që shkon përtej asaj që jemi mësuar. Është një mendim apartiak, që e ka për qëllim interesin e Kosovës e jo interesin e ngushtë partiak.

 

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: