E premte, 26 Dhjetor, 2025

Një lutje e sinqertë për diasporën

PolitikëNjë lutje e sinqertë për diasporën

Entuziazmi i diasporës tonë për të votuar në Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë dhe për t’u përfshirë në debatet politike të këtushme është evident. Ky entuziazëm për angazhim politik ma merr mendja se mund të shfrytëzohet për mirë duke e orientuar edhe dikah tjetër.

Nuk duhet të ndalen këtu.

Në videon e mëposhtme e keni një lutje më se të sinqertë për diasporën që ta zgjerojë angazhimin e saj politik për t’i ndihmuar edhe më shumë Kosovës.

Deri tash, fatkeqësisht qytetarët tanë në diasporë kanë qëndruar duarkryq dhe të fjetur derisa partitë e ekstremit të djathtë në Evropë kanë shkelur çkado që po iu del përpara. Ky është moment i rrezikshëm për Evropën dhe për Kosovën. Është nevoja për veprim. Është nevoja që diaspora të angazhohet politikisht për të ndihmuar partitë rivale që t’i ndalet hovi i frikshëm ekstremit të djathtë nëpër shtetet evropiane.

Videoja: 

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: