E diel, 7 Shtator, 2025

Një medium në Kosovë publikon shkrim kundër mediave Perëndimore veç sa me mbrojtë Izraelin

PolitikëNjë medium në Kosovë publikon shkrim kundër mediave Perëndimore veç sa me mbrojtë Izraelin

Mëngjesin e sotëm na i hapi sytë një shkrim në Klan Kosova i titulluar: “Uria që nuk ndodhi kurrë: Si arriti Hamasi të fabrikojë një shpifje gjakderdhëse kundër Izraelit”.

Uria në Gazë nuk ndodhi kurrë?! Këto fjalë sensacionale po i thoshte as më pak e as më shumë se Vogëlsia dhe Vrugtësia e saj, Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Për këtë pretendim gjigant që do t’i rrënonte krejt bindjet tona të krijuara nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, Zivi s’e ofronte asnjë fakt. Shkrimi s’e përmbante asnjë hiperlink. Asnjë fotografi. Asgjë hiç. Imazhi i vetëm ishte veç zonja në fjalë që prezantohej si autore e shkrimit.

Por, pjesa më shqetësuese qëndron te sulmi që iu bëhet mediave më kredibile perëndimore, organizatave më prestigjioze perëndimore dhe publikut perëndimor që “po iu besonte”:

“Narrativa e një “urie në Gaza” është kthyer në një fushatë të mirëorganizuar – e amplifikuar nga Hamasi dhe sponsorët e tij në Katar, dhe e përsëritur pa kritikë nga mediat kryesore perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare,”

Sipas ambasadores së Izraelit në Kosovë, mediat perëndimore e kishin për qëllim të pastronin krimet e Hamasit e të demonizonin Izraelin. Lexojeni edhe njëherë!

Ku i keni dëgjuar më herët këto akuza anti-perëndimore? Ah po, nga vartësit e Sllobodan Millosheviqit që akuzonin mediat ndërkombëtare për mbulimin që po i bënin luftës në Kosovë.

Por, ne që ishim dëshmitarë të asaj lufte e dimë se sa me objektivitet të lartë kishin raportuar këto media që e rritën simpatinë ndërkombëtare për Kosovën dhe në fund çuan drejt çlirimit tonë.

Babak Bahador – studiues i njohur amerikan – në abstraktin e artikullit “Efekti i CNN-it në Politikën Perëndimore para Intervenimit në Kosovë” thoshte:

“Në periudhën 13-mujore para bombardimeve të NATO-s më 1999 për Kosovën pati një përmbysje dramatike të politikës Perëndimore. Në shkurtin e vitit 1998, ShBA-ja duke ndjekur shembullin e Evropës, po i normalizonte raportet me Republikën Federative të Jugosllavisë duke bërë një numër të madh koncesionesh ekonomike dhe politike, dhe duke e cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste. Por në marsin e vitit 1999, Perëndimi hyri në luftë me Jugosllavinë dhe në aleancë të heshtur me UÇK-në. Çka ndodhi? Qysh politika e fuqive më të mëdha të botës mund të ndërronte për një periudhë aq të shkurtër kohore? Një studim i detajuar i kësaj periudhe zbulon se politika perëndimore ndërroi më së shumti pas tri masakrave. Ndërsa këto sulme përbënin veç 8% të totalit të vdekjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe veç 3% të fshatrave të shkatërruara të kësaj periudhe, natyra televizive e atyre tri masakrave mori vëmendje tepër të madhe të mediave dhe qeverive të Perëndimit dhe pati rol kyç në ndryshimin e politikës së Perëndimit në raport me kauzën e shqiptarëve të Kosovës.” 

Mirëpo, çka i hyn në punë një mediumi si Klan Kosova që të publikojë shkrime të tilla anti-perëndimore dhe madje edhe kundër mediave më prestigjioze?!

Nuk kemi përgjigje!

Gjatë ditës së djeshme, një prej drejtuesve të këtij bëri një shkrim skandaloz në të cilin po ashtu relativizonte krimet e Izraelit në Gazë përmes denoncimit të Hamasit.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: