Gjatë ditës së djeshme, avokati Gazmend Halilaj – i bërë i famshëm në rastin e dhunimit të një të miture në Drenas – aderoi në partinë Guxo që bashkëdrejtohet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci. Rrugëtimin e tij, mëson Tjetër, do ta ndjekin edhe të paktën dy figura tjera të shquara të Rastit të Drenasit.
Rasti i Drenasit e kishte vizatuar para qytetarëve të Kosovës se çka do të thoshte dështimi i institucioneve për të mbrojtur viktimat e abuzimeve seksuale.
Në atë rast, të akuzuar e më pas edhe dënuar për një vepër kaq të rëndë kishin qenë burra në role që duhej ta mbronin: një arsimtar, një polic, një gjinekolog dhe së fundi edhe një avokat.
Për rastin në fjalë që kishte bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të gjithë të lartpërmendurit ishin shpallur të pafajshëm.
Nejse. Deri tash, avokati i pafajshëm që asokohe ishte akuzuar për abuzim është futur në Guxo. Shembullin e tij, duket se do ta ndjekin edhe protagonistët tjerë të atij rasti: arsimtari, polici e gjinekologu.
Ndër atributet që Gërvalla me Pecin i dhanë Halilajt ishin: “profesionist, idealist, patriot, njeri i mirë, avokat i njohur”.
Ndërkohë, mos e lexoni këtë status nga ish-gazetarja Saranda Ramaj: