E enjte, 23 Tetor, 2025

Pas protestës “Liria ka Emër” në Hagë, jep dorëheqje gabimisht kryeministri i Holandës*

SatirëPas protestës "Liria ka Emër" në Hagë, jep dorëheqje gabimisht kryeministri i Holandës*

Një ngjarje tjetër e pazakontë shqiptare pritet t’i pushtojë ballinat e mediave ndërkombëtare pas ‘ministres’ Diella të Edi Ramës. Bëhet fjalë për një dorëheqje të dhënë gabimisht nga kryeministri i Holandës pas protestës masive në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, po kalonte rastësisht kah vendi në Hagë ku po mbahej protesta kur pa turmën e madhe me flamuj të UÇK-së.

“Më paska dalë populli kundër, hajmedet,” – raportohet t’i ketë thënë kryeministri këshilltarit të tij duke menduar se protestuesit ishin holandezë, e jo shqiptarë nga Kosova.

Për sherr, në ato momente po mbante fjalim ambasadori holandez Robert Bosch, e i cili e konfuzoi edhe më zi kryeministrin.

Me të arritur në zyre, ai dha dorëheqje nga pozita duke përmendur pakënaqësinë e madhe qytetare ndaj tij.

*Shih rubrikën në të cilën ndodhesh për të kuptuar seriozitetin e këtij artikulli.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: