E shtunë, 19 Korrik, 2025

Pazari për postet e kryesisë së Kuvendit është i kodifikuar në Kushtetutë

PolitikëPazari për postet e kryesisë së Kuvendit është i kodifikuar në Kushtetutë

Shkruan: Gazmend Demolli

– A e ke lexu mirë Kushtetutën?

– E kam lexu, qysh s’e kam lexu.

– Qysh thotë?

– Thotë që mbas zgjedhjeve, brenda 30 ditëve, duhet me u konstituu Kuvendi. E me u konstituu, duhet me u zgjedh Kryesia: kryetari dhe nënkryetarët.

– E kush e propozon kryetarin?

– I pari. Ai që ka dalë i pari në zgjedhje.

– Ok, thotë i pari, po e gjej ma t’mirin edhe po e propozoj.

E gjeti. Një deputete që e njeh mirë ligjin, ka përvojë me procedura, e qetë, e artikuluar. Edhe e propozon në Kuvend.

– Hajde tash votojeni.

– Jo, thonë deputetët tjerë. S’na pelqen.
– Pse?
– S’po na pelqen. Shko fol me të tjerët.

Fillon halli. Shkon i pari, diskuton me të dytin.
I dyti i thotë: ‘Jo, unë kurrë s’ta votoj asnjërin.’
I treti: ‘Këtë jo, i ki edhe 47 tjerë, provoji. Nashta ta votoj nashta s’ta votoj’
I katërti: ‘Nëse e ke naj mik t’luftës, gruan e tij mundem me ta votu, tjetër s’ka.’
I pesti: ‘Unë veç vetveten e votoj, përndryshe boj abstenim kolektiv.’
Disa parti të vogla: ‘Hajt, po ju japim 9 vota, por duhet me na dhanë diçka.’

– Çka me bo tash? Vaj halli.

Kthehet te Kushtetuta, e pyet prapë:
– E provova s’po bojke.
– A ka naj zgjidhje tjetër?

– Ok. Japjaju nga një nënkryetar.

– Po nënkryetarët a nuk zgjidhen me shumicë? Qysh me e zgjedh ata njoni me 20 vota e tjetri me 24?

– Po hajde de, hajde. Premtoju. Thuju që nëse ma votoni kryetarin, unë ua votoj nënkryetarët.

– Po s’ma beson kush fjalën.

– Qe, po ta shkruj këtu, në Kushtetutë: “Kryetari i Kuvendit propozohet nga partia e parë, dhe zgjedhja e tij bëhet në mirëbesim me përfaqësim të drejtë në nënkryetarë për partitë kryesore.’

Ja ku e kodifikova pazarin. Zyrtarisht.

– E fute në Kushtetutë?

– Po. Se përndryshe s’ka qysh. Nuk ndahet ndryshe. Nuk ka tjetër çka ndanë.

– I lypin komisionet?

– Edhe ato. Hajde, votoni ju, e për komisionet ulemi e i ndajmë prapë.

– Po më duket që nuk po e din ti, që dikujt ja jep gishtin, t’mer dorën.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: