E diel, 20 Prill, 2025

Për tre minuta – sot mes orës 10:45 dhe 10:48 – edhe Zoti ‘u tall’ me Kosovën

KulturëPër tre minuta - sot mes orës 10:45 dhe 10:48 - edhe Zoti 'u tall' me Kosovën

Ndaras prej njëri-tjetrit, thuajse në të njëjtin kohë (fundi i shekullit 17), Gottfried Leibnizi dhe Isaac Newtoni e zbuluan kalkulusin. Ndaras prej njëri-tjetrin, thuajse në të njëjtën kohë (sot, njëri në orën 10:45 e tjetri në orën 10:48) Çun Lajçi me Rexhep Qosja e na e zbuluan një tallje hyjnore me vendin tonë.

Ora 10:45

Çun Lajçi – një aktor e shkrimtar me nam për kushtet tona – shkroi në Facebook  për një personazh të një ‘reality show’. Ishte një glorifikim i përmasave të pabesueshme. Një varg lëvdatash që ngjanin me ato që i bëjmë për heronjtë më të mëdhenj.

“Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”thoshte Lajçi në postimin e tij që deri në këtë moment (ora 12:37) i numëron mbi dy mijë pëlqime.

Nga fjalët tjera të këtij postimi kuptojmë se Lajçi – aktor 78 vjeçar – është një shikues pasionant i këtij ‘reality show’.

Ora 10:48

Rexhep Qosja – një shkrimtar dhe publicist me nam për kushtet tona – shkroi po në Facebook një akuzë të rëndë ndaj sistemit gjyqësor e prokurorial të Kosovës.

“Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre.”tha ai. Nuk dha asnjë provë, asnjë argument. Të paktën, ndonjë që mëson të rinjtë sa për t’i mësuar të rinjtë të komunikojnë më me kulturë me njëri-tjetrin. Që i mëson të mos bëjnë thashetheme. Të mos akuzohen pa prova. Që kur tjetri të thotë diçka për dikë, ti ta pyesësh: po bre, ama ku janë provat e argumentet?!

E për më keq, akademiku 89 vjeçar e kishte bërë edhe një fotomontazhë – si duket me Inteligjencë Artificiale – ku dukeshin disa gjyqtarë, çekani i drejtësisë, do grila, dhe disa njerëz të maskuar. Ishte dramatike. Ishte e frikshme. Ishte e errët.

Pavarësisht se çka mendojmë për sistemin tonë të drejtësisë, besoj pajtohemi të gjithë se është e padrejtë të hedhim akuza të pabaza e të bëjmë fotomontazha të errëta e të frikshme me Inteligjencë Artificiale?

Çka na thotë kjo?

Marrë parasysh që këto postime i kanë ndërmjet veç tre minuta, mundet me qenë një tallje hyjnore me shoqërinë tonë. Një tallje që thotë: “Ja, këta ishin në krye të gjeneratës që e ndërtoi Kosovën. A mendon ende  se ia vlen me jetu këtu?”

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: