E martë, 2 Dhjetor, 2025

Profili i rrejshëm super-popullor që përçan politikisht Kosovën duke dëgju muzikë serbe

PolitikëProfili i rrejshëm super-popullor që përçan politikisht Kosovën duke dëgju muzikë serbe

Veç preke më lart “Watch video on YouTube” për ta parë si video. Më poshtë është teksti.

Profilet e rrejshme po bëjnë kërdi në seksionin e komenteve në rrjete sociale. Por, ka një zhvillim edhe më shqetësues. Disa prej këtyre profileve të rrejshme janë bërë super-yje në debatin publik në Kosovë.

I tillë është profili i Jona Çitakut, që i ka 20 mijë ndjekës. Duke u prezantuar rrejshëm si person i vërtetë, ky profil provon të deformojë mënyrën se si njerëzit mendojnë e gjykojnë për zhvillime politike.

Përgjatë dy javëve të fundit, ky profil i rrejshëm i bëri 101 postime. Nga ato postime, i mori 115 mijë reaksione ose mesatarisht nga 1115 për një postim. Po ashtu, gjeneroi edhe nja 13 mijë komente dhe… 6729 shpërndarje. Sa prej jush keni kësi profili të fuqishëm, edhe pse jeni njerëz të vërtetë?

Postimet e bëra prej këtij profili të rrejshëm shpërndajnë gjuhë të urrejtjes ndaj opozitës dhe mbështetje për Albin Kurtin.

Në këtë postim e dehumanizon Lumir Abdixhikun dhe e quan “klysh”. Në këtë postim e quan “njeriun më të gërditshëm në Kosovë”. Në këtë tjetrin, bën thirrje që LDK të zhduket. Këtu shpërndan urrejtje ndaj Hykmete Bajramit.

Pra, pambarimisht i sulmon mediat, gjyqësorin e madje edhe votuesit e partive opozitare. Vetëm sa për t’i nxitur më shumë mbështetësit e Kurtit.

Këtij profili të rrejshëm me kaq shumë aktivitet politik ia shpërndan postimet edhe hiç më pak se Elvis Hoxha, një prej aktivistëve më të respektuar në Vetëvendosje. Por, ia shpërndan edhe Hysamedin Feraj. Të dy kanë punuar si këshilltarë të kryeministrit. Merreni me mend.

Por, kush qëndron prapa këtij profili të rrejshëm? Është e pamundur të dihet. Nga të dhënat e Facebook-ut, kuptohet se profili i rremë është hapur më 24 mars 2020. Dhe se ndjek disa figura publike shqiptare, si Labinot Tahiri e Grida Duma. Dhe e çuditshmja është se e ndjek edhe… një këngëtare serbe me emrin Katerina Grujiq. Kjo është veçanërisht e çuditshme, marrë parasysh që profili promovon gjithë kohën nacionalizmin shqiptar.

Prandaj, po e shihni se profilet e rrejshme si ky jo vetëm që na e rrezikojnë lirinë dhe demokracinë tonë, por mund ta rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare. Duke parë se sa të pavëmendshëm jemi, vendet armike të Kosovës mund të investojnë në kësi profilesh që t’i rrisin përçarjet mes nesh.

Prandaj, hapi sytë. Mos lejo që profilet e rrejshme – pavarësisht cilën parti bëhen sikur e mbështesin – ta vjedhin zërin e qytetarëve të vërtetë.

Kjo këtu është pshurrje e demokracisë. Kur dikush mashtron kaq hapur dhe merr mbështetje kaq hapur ani pse mashtron… kjo është mohim i sakrificave të mëdha të kombit tonë për të drejta dhe liri politike.

Për fund, mos harro ta bësh Subscribe kanalin tonë në YouTube. Ne jemi një kanal i ri dhe i vogël në nevojë të mbështetjes për ta mbrojtur sferën publike të vendit tonë. Bëhu vigjilent!

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: