E diel, 7 Shtator, 2025

Pse këta qytetarë bëhen sikur janë analfabetë pa qenë fare?!

PolitikëPse këta qytetarë bëhen sikur janë analfabetë pa qenë fare?!

“Një fotografi vlen sa një mijë fjalë” – thotë mileti kur mbetet pa fjalë nga ndonjë fotografi. Ka të drejtë. Ka pamje që përnjëmend të magjepsin dhe t’i nxjerrin një mijë fjalë. Por, në anën tjetër ka edhe tjera që s’vlejnë as gjysmë pëshpërime.

Tash e dy-tri ditë, nëpër rrjete sociale po shpërndahen pa kusur fotografitë e vrasësit dhe fajdexhiut Mefail Shkodra me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Ramush Haradinajn, Përparim Ramën e Xhelal Sveçlën.

KLIKO MË LART NË FOTON E BALLINËS PËR TA PARË VIDEON

Kjo shpërndarje s’po bëhet për me dëshmu ndonjë dyshim që ekzistonte për lidhje mes palëve. E as s’po bëhet me ndonjë fakt a argument përcjellës. Thjesht… po bëhet!

Fotografia në vetëvete s’e thotë asnjë fjalë. S’mund ta thotë. Është fotografia e rëndomtë e një politikani që s’ka haber se kush është qytetari me të cilin po fotografohet. Por, shpërndarja e një fotografie që s’flet këtu vlen sa një mijë fjalë (ndoshta më shumë).

Shumica prej shpërndarësve antiVV e dinë fort mirë se ideja që duan ta ndërtojnë (se Kurti kishte lidhje me fajdexhiun) nuk ka brumë. Natyrisht, s’i besojnë asaj ideje as vetë mirëpo duan t’i përforcojnë bindjet e analfabetëve anti-VV. Të gjithë ne i shohim derisa mashtrojnë – mashtrimi është publik –  por skrupujt mungojnë dhe prandaj nuk skuqen.

Të njëjtën dashakeqësi mund ta shohim edhe te mbështetësit e Kurtit. Edhe këta janë më të dijshëm se që paraqiten. Por, s’e kanë gajle që në publik ta bëjnë ndonjë dredhim qesharak diskursi vetëm sa për me nxitë mobilizimin e analfabetëve të tyre. Ta zëmë, edhe këta shpërndanë fotografi të Përparim Ramës e Ramush Haradinajt me fajdexhiun. Dhe së fundmi, po provojnë me ndërtu idenë se Gjykata Kushtetuese ka lidhje me Serbinë. Faktimi e argumentimi i asaj që thonë mund të jetë i gjymtë por përsëri ka mungesë skrupujsh.

Është evidente pra që të dyja palët nuk komunikojnë direkt me njëra-tjetrën. Komunikojnë përmes analfabetëve të tyre me njëra-tjetrën. Polarizimi që e ndërtojnë s’është polarizim në bazë të bindjeve të vërteta që kanë por në bazë të bindjeve gjysmake të analfabetëve që i mashtrojnë.

E megjithatë, krejt kjo skemë depolitizimi s’do të funksiononte po të mos e kishim një dredhim të çoroditshëm e qesharak. Analfabeti funksional s’është bash analfabet funksional. Ai bëhet sikur është i tillë. Pra, aktron. Shtiret.

Një medium në Kosovë publikon shkrim kundër mediave Perëndimore veç sa me mbrojtë Izraelin

Më ka rastis me u ballafaqu me njerëz që shpreheshin analfabetçe për politikën. Më shanin ose kërcënonin. Mirëpo, kur i konfrontoja direkt për bindjet e tyre ata fillonin me përdor arsyen. E tregonin veten si njerëz të arsyeshëm që i shihnin mirë birat e diskursit politik që i shërbenin. E hiqnin maskën.

Keni edhe shembuj tjerë.

Mirëpo, kur i konfrontoja direkt për bindjet e tyre

Edhe nëpër kafeteritë ku shkoni mund të dëgjoni llafe të një niveli më të lartë se të politikanëve nëpër studio televizive. Kjo sepse edhe nëpër ato kafeteri hiqen maskat. Flitet në nivel ndërnjerëzor, dhe ka dedikim të sinqertë me arritë në pika të përbashkëta përmes logjikës së shëndoshë. Përplasjet – kur ndodhin – janë të vërteta. 2+2 te këta njerëz bëjnë katër. S’ka thjesht dhe vetëm performancë si nëpër studio televizive e nëpër rrjete sociale.

Çka e motivon atëherë dikë që të sillet sikur është analfabet kur në fakt s’është i tillë? Një studim në Universitetin e Yale në Amerikë kallëzonte qysh politika i prishte edhe aftësitë më bazike të arsyetimit tonë. Me fjalë tjera, njerëzit s’arrinin as me mendu kthjellët për gjëra që preknin bindjet politike. Për gjëra tjera po. Pra, bindjet politike, ideologjia, ia prishë trurin edhe njerëzve më të mençur të çdo shoqërie. Dhe duke qenë se është brenda trurit të secilit prej nesh është e ndershme me kuptu e pranu. Secili prej nesh e kemi këtë farë mangësie themelore brenda dhe s’mund të jemi krejtësisht objektiv.

Mirëpo, kjo nuk është përgjigja për rastin tonë. Në Kosovë kemi të bëjmë me diçka shumë më tinëzare. Me një mashtrim në gjykim që është mashtrim i vetëdijshëm. Mashtruesi e di se po mashtron, e megjithatë e bën.

Problemi këtu është se jemi të kapluar nga mesazhe politike të pasinqerta (bad faith) që na shpërndahen prej lart-poshtë. Sa herë që e dëgjojmë një debat, në sekondat e parë e vërejmë menjëherë atë që në anglisht thirret “bad faith argument”. Pra, argumente me keqbesim. Argumentime që e kanë qëllimin me mashtru e keqorientu. Kësaj i ka kontribu edhe fakti se dy politikanët më dominues të njëzet viteve të fundit në Kosovë, Albin Kurti sot dhe Hashim Thaçi dje, ishin njerëz që s’jepnin llogari asnjëherë për qëndrimet e tyre. Ishin argumentues në keqbesim. Prandaj, edhe i shkelën dhjetëra parime pa i dhënë kujt llogari.

E gjithë kjo e krijoi një psikozë kolektive që u bë parakushti i krijimit të kësaj skeme masive mashtrimi që e ka paralizu shoqërinë sot.

Ne s’kemi veç profile të rreme të krijuara nga partitë politike e të cilat po e vjedhin zërin e vërtetë të qytetarit. Tepër tepër shumë profile të rreme. Sot, ne kemi kalu në fazën kur qytetarët e vërtetë sillen si profile të rreme. Kur analistët e politikanët sillen e argumentojnë si profile të rreme.

I nderuar qytetar. Mos prano argumente e gjykime në keqbesim. Mësohu me kërku fakte e prova të forta prej njerëzve me të cilët flet. Nëse thjesht rri e këqyr seri, demokracia shkon për lesh. Por, secili duhet ta bëjmë luftën tonë. Ja për shembull, ne në Tjetër e duam aq shumë demokracinë e Kosovës sa punojmë në baza vullnetare. Pa asnjë cent. Edhe ti mundesh me kontribu.

Meqë ra fjala, na e bëj LIKE e SUBSCRIBE. Ne do t’i demaskojmë krejt argumentuesit mashtrues që i njohim, pavarësisht partisë e pavarësisht gjithçkaje.

Allahu e bekoftë Kosovën!

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: