E shtunë, 19 Korrik, 2025

Pse mbështetësit më të flaktë po i mëshojnë rëndë Trumpit?!

PolitikëPse mbështetësit më të flaktë po i mëshojnë rëndë Trumpit?!

Presidenti amerikan Donald Trump është në momentin më të keq të tij prej që u fut në politikë para rreth 10 vitesh. Ai po përballet me kritika të mëdha (dhe dyshime edhe më të mëdha) në lidhje me mbylljen e rastit të pedofilit Jeffrey Epstein.

Pak kontekst: Trump dhe mbështetësit e tij e kishin shtyrë përpara konspiracionin se njerëz të fuqishëm të elitës amerikane ishin pjesë e listës së klientëve të pedofilit Epstein dhe se ai do ta zbulonte me të ardhur në pushtet. Epstein kishte vdekur në qeli të burgut në rrethana të dyshimta në vitin 2019.

FBI – që udhëhiqet nga dy militantë të Trumpit që i kishin dhënë zë të madh këtij konspiracioni – para dhjetë ditësh tha se “s’kishte pasur kurrfarë liste klientësh” dhe që Epstein e kishte vrarë veten e jo siç mendonin ata, se mund të ishte vrarë nga ndonjëri prej klientëve të tij.

Kjo veç sa e rriti tërbimin e bazës së mbështetësve të Trump, dhe i rriti dyshimet se mos vetë presidenti amerikan ishte pjesë e asaj liste.

Tërbimin e rriti edhe reagimi i çuditshëm i Trumpit, që sikur të mos kishte ndodhur asgjë, tha “a ende njerëzit po merren me Epsteinin, a?”

Shumë figura të rëndësishme që e mbështetën Trumpin tash janë kundër tij. Trumpi në anën tjetër, duke goxha me ton prej fajtori kur flet.

Së fundi, me një veprim edhe më të çuditshëm presidenti Trump i quajti “dobësira” mbështetësit e tyre që sipas tij kishin “hëngër këto pallavra” duke u shperhur që “s’e donte mbështetjen e tyre më”.

A mund të jetë Trumpi i përfshirë?

Përgjigja e shkurtër është PO.

Trumpi me pedofilin e dënuar edhe për trafikim të vajzave të reja për qëllime seksuale kishte pasur shoqëri goxha të gjatë.

Dosjet publike dhe fotografitë tregojnë që gjatë viteve 1990’ dhe 2000’, Trumpi me Epsteinin kishin marrë pjesë në të njëjtat ahengje dhe ngjarje në Floridë dhe Nju Jork.

Përveç kësaj, z. Trump ishte njoftuar me gruan e tij aktuale Melanian pikërisht nga financieri i dënuar për trafikim seksual.

Trumpi e kishte përshkruar Epsteinin si dikush që “i pëlqente gratë e bukura po aq sa unë. Shumë prej të cilave janë “më të reja se ç’duhet” (ang. on the younger side) duke lënë të kuptohej se e dinte që mund të ishte pedofil shumë kohë para se Epstein të arrestohej.

Disa nga viktimat e Jeffrey Epstein kanë deklaruar se ky i fundit i kishte xhiruar njerëzit me qëllimin për t’i shantazhuar. Ajo që kishte bërë jehonë të madhe ishte edhe urimi i Trumpit për bashkëfajtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell, të dënuar me 20 vjet burg. “Ia dëshiroj të mirën” – ishte shprehur ai, pa ndonjë arsye. Disa komentues shprehen se Maxwell potencialisht mund të përbëj problem të madh për Trumpin nëse tregon nëse ishte ose jo pjesë e klientëve pedofilë të tij.

Por, pavarësisht kësaj, tashmë Trumpi ka marrë goditje tepër të rënda nga baza më e fortë e mbështetësve të tij që tash e një kohë të gjatë pretendojnë se ekziston një “shtet brenda shtetit” (deep state) dhe të cilin do ta ekspozonte Trumpi. Ata thonë se tashmë edhe vetë Trumpi është bërë pjesë e të ashtuquajturit ‘deep state’.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: