E martë, 22 Korrik, 2025

Putini ‘e bindi’ me heqë dorë nga bashkimi i Kosovës me Shqipëri – Momentet e Kurtit në The Rest is Politics

PolitikëPutini 'e bindi' me heqë dorë nga bashkimi i Kosovës me Shqipëri - Momentet e Kurtit në The Rest is Politics

Aq i varfër dukej Albin Kurti në intervistën dhënë për TëVë1 sa na mori malli për një prej intervistave më të mira të tij. Ajo në podcastin The Rest is Politics që mbahet nga Alastair Campbell dhe Rory Stewart.

Në atë intervistë, kryeministri Kurti përgjigjet në mënyrë direkte ndaj pyetjeve të gazetarëve. Nuk luan me fjalë. Shprehet qartë, mprehtë dhe s’provon të shes mjegull.

Në këtë moment të rrallë sinqeriteti, ai shpreh një mori gjërash interesante. Një prej tyre ka të bëjë me heqjen dorë përfundimisht prej projektit të Bashkimit Kombëtar.

“Për arsye historike, ekziston një farë traume në ndarjen e Kosovës dhe Shqipërisë. Sidoqoftë, tash, sidomos pas invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës po e shohim që shtetet kombe nuk janë të vetëqëndrueshme. Nuk janë të vetëmjaftueshme.” – shprehet Kurti kur pyetet se a beson ende te bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Pra, qartazi nuk beson më. Nuk beson me te shteti komb. Te Shqipëria si shtet i të gjithë shqiptarëve.

E çuditshmja është se si e mësoi këtë gjë kaq vonë. Vetëm pasi Putini vendosi të bënte agresion ndaj Ukrainës?!

Në një moment, ai madje edhe tallet nga ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Cambell, që e pyet se a “s’paskan shtetet vetëvendosje më a?”

Kurti i përgjigjet edhe më çuditshëm, duke i thënë se kishin vetëvendosje për me forcu BE-në dhe NATO-n. Eh!

Kjo është videoja e përgatitur nga ky insert:

Një tjetër insert është për atë se çka ka mësuar Kurti në burg.

Këtu ai iu thotë dyshes Campbell dhe Stewart se mësoi qysh të fliste e si t’i bënte për vete njerëzit që vinin nga fshati ai si djalë urban i klasës së mesme.

Një evokim po ashtu i çuditshëm. Kaq e madhe ishte ndasia sociokulturore mes fshatarëve dhe urbanëve në vitet ’90 e 2000?

Nejse, poshtë është videoja për këtë çështje:

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: