Hajt, po e lëmë që neve në Kosovë s’na takon të tallemi me presidentin e Amerikës edhe nëse ai qëllon të jetë budallë i ngjashëm me ndonjë badihavxhi të huqtë të lagjes.
Megjithatë, na takon të qeshemi me hajgaret që i bëjnë amerikanët me të.
Çështja e tarifave e turpëroi me të madhe presidentin amerikan që ka qejf të duket si i fortë para botës (përveç diktatorëve, me të cilët i shkon muhabeti mirë). E turpëroi sepse përsëri e preku pauzë. Përsëri kërcënon. Përsëri i vendos. Përsëri pauzë.
Krejt çka ndodhi deri tash prej tyre është dëmtimi i ekonomisë amerikane dhe… hajgaret e panumërta në drejtim të tij.
Qe ku i keni disa:
1.
“Nju Jork Tajmsi po thotë: “Lufta tregtare e Trumpit mundet me qenë kumari më i madh i tij”. Ama kush më mirë të luajë kumar me ekonominë e Amerikës se ai kumarxhia që – kushedi qysh – e ka bankrotu edhe një kasino të veten.” – tha Stephen Colbert derisa audienca shkrihej së qeshuri derisa shfaqeshin pamje të kasinove të bankortuara nga Trumpi.
“Po bëj hajgare. S’e bankrotoi një kasino të veten. I bankrotoi disa kasino.” – vazhdoi.
Siç mund ta shihni, Colbert e quan edhe ‘hajvan’ (jerk) presidentin e Amerikës. Hajvani i krejt pazareve. Ta quash hajvan presidentin është gjë krejtësisht e zakontë. A e mbani mend çfarë potere u bë për Andin Lokajn?! Nejse.
2.
Lëshohet një klip i Trump në Kongres ku thotë: “Tarifat s’janë veç me i mbrojtë vendet e punës në Amerikë. Ato janë për me mbrojtë shpirtin e vendit tonë.”
Tregohet më pas lajmi se Trumpi e ka nënshkru vendimin që i pauzon tarifat.
Colbert imiton presidentin amerikan tek reagon ndaj këtij lajmi:
“Me nder të them, o njerëz, shpirtërat janë të mbivlerësuar. E kam shitë shpirtin tim vite më parë në këmbim me aftësinë për të bërë çka të dua pa kurrfarë pasoje.”
3.
Michael Kosta i Daily Show për lajmin se Trumpi i ka pauzu sërish tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës.
“Nëse zgjedhë me luftu, zgjedhe një luftë me dy shtete të lodhta që i mposhtë kollaj. A po bre? A po? A… po?” – thotë ai derisa i ngrihet buzëqeshja.
Pra, edhe Meksika me Kanadanë ia kallëzuan vendin presidentit pallavraxhi dhe s’u zmbrapsën prej kërcënimeve.
4.
Jimmy Kimmel: “U raportua sot se Trumpi e kishte në plan me i dëbu prej Amerike dy mijë ukrainas të cilëve Rusia po ua bombardonte atdheun. Trumpi do t’i kthejë në… Në këtë pikë edhe Putini i thotë: “hej fshehu pak se po të vërejnë njerëzit.”
5.
Tallje të rënda i bëri edhe komediani Seth Meyers.
Meyers: Nëse po i përcillni zhvillimet. Ai (Trumpi) shpalli tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë para dy muajsh. I pauzoi ato në fillim të shkurtit dhe i shpalli prapë në mars e i pauzoi sërish sot. Por shpalli edhe tarifa tjera për prill. S’ia ka idenë se çka po bën. Përnjëmend besoj që atij veç i pëlqen ta thotë fjalën ‘tarifë’.
Na del klipi ku Trumpi thotë:
“Gjithë e them se për mua fjala më e bukur në fjalor është fjala tarifë. Më qortuan ata që japin lajme të rreme. Thanë: e fjala dashuri, religjion e zot?! Unë thashë, pajtohem. Hajt po e qesim zotin në vend të parë. Po e qesim religjionin në vend të dytë. Dashuria… s’e di bre, duhet ta qesim në vend të tretë? A? E pastaj vjen fjala tarifë.”
Meyers komenton: “Donte me gjithë zemrën me vendos tarifën para dashurisë. E pat shumë shumë zor mos ta bënte.