Edhe prej momenteve më të errëta të historisë njerëzore dalin njerëz shumë të ditur e të fortë. Një prej këtyre njerëzve është Dr. Edita Eger (Edith Eva Eger), mbijetuese e Holokaustit dhe psikologe që ia ka kushtu krejt jetën përpjekjes me i ndihmu njerëzit me u çliru prej burgjeve mendore ku e fusin veten.
Rrëfimi i saj na kallëzon se edhe përvojat më traumatike s’është e thënë të na definojnë përjetësisht.
I.
Edita Egeri i kishte veç 16 vjet kur e çuan në kampin e përqendrimit në Auschwitz. Qysh mundeni me marrë me mend, atje përjetoi dhimbje të pafundme e i humbi të dy prindtë.
Megjithatë, s’doli prej Auschwitzi si viktimë por si dikush që i mëson njerëzit qysh me u rritë personalisht.
Sipas saj, “Ne s’mundemi me zgjedhë me jetu të lirë prej dhimbtës, por mundemi me zgjedhë me jetu thjesht të lirë,”
II.
Shumë prej nesh ndodhen nëpër burgje mendore. Çka janë ato? Janë ato mendime që s’ndalen asnjëherë nga frika, inati, pendimi a dyshimi te vetja.
Dr. Egeri na mëson që hapi i parë me u çliru prej diçka të tillë është ndërgjegjësimi.
“Burgu më i madh është brenda mendjes tënde. E veç ti e ke çelësin e atij burgu,” – shpjegon ajo.
Meqë e ka përjetu burgosjen fizikisht vetë, dr. Egeri thotë që një burgosje emocionale e psikologjike vetes ia bëjnë njerëzit e sotëm. Burgosen nga përvojat e të kaluarës, bindjet e kufizuara dhe perceptimet negative për veten.
III.
Një pjesë kyçe me u çliru prej këtyre burgjeve është falja – jo veç falja e të tjerëve për gabime të caktuara por edhe falja e vetes.
“Koha nuk shëron (plagët) – është ajo çka bëni ju me kohën,” – thotë tutje dr. Eger duke i dalë kundër proverbës popullore.
Me falë nuk domethënë me shfajësu veprime lënduese por me rimarrë paqen tonë.
“Me urrejtë dikë është njësoj si me pi helm e me pritë që personi që e urrejmë vdes prej tij.”
IV
Mendja na kurthon më së shumti kur na frikëson për të ardhmen e na shtyn me u zhytë në të kaluarën.
Dr. Egeri i inkurajon njerëzit me u fokusu te momenti i tanishëm. “E kaluara është në mendjen tënde. E ardhmja në dorën tënde,” – thotë ajo. E kaluara s’mundet me u ndryshu ndërsa e ardhmja është e pasigurtë, por ajo çka bëjmë sot është në kontrollin tonë.
Ajo beson që liria e vërtetë na vjen kur nuk i riluajmë në mendje traumat e vjetra dhe nisim me i kriju përvojat e reja e pozitive.
V
Ndoshta një prej leksioneve më fuqizuese nga Dr. Egeri është se vuajtja është e paevitueshme, por që me u nguju në vuajtje është punë e zgjedhjes.
“Mendimet e tua ose kanë me të burgosë ose kanë me të çliru,” – thotë ajo. Duke e ndryshu mendësinë tonë, mënyrën qysh i flasim vetes, dhe duke vendos aktivisht me ecë tepara ne e çlirojmë veten nga burgjet mendore.
*Artikull i bazuar në KËTË artikull nga Big Think.
TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).