E shtunë, 19 Prill, 2025

Ramush Haradinaj e falenderon edhe veten që i dha votën më 9 shkurt

Pa lidhjeRamush Haradinaj e falenderon edhe veten që i dha votën më 9 shkurt

“Kur s’ia din vetes, s’ta din as zoti!” – mund të jetë motoja që e shtyu Ramush Haradinajn të falenderonte votuesit e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës.” – tha ish kryeministri i Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Mes këtyre 66 mijë e 256 votuesve është edhe vota e tij. Që nënkupton se po falenderonte edhe veten.

Haradinaj ka shprehë zhgënjim të thellë me rezultatin zgjedhor, çka linte të nënkuptohej se ai nuk do të shkruante këtë falenderim të shumëpritur nga votuesit anë e mbanë Kosovës.

Sidoqoftë, zemërgjerësia e tij s’njohu kufij përsëri dhe tash jemi ku jemi.

 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: