Shpesh është folur në Kosovë për gruan e kryeministrit Kurti. Disa kritikë të këtij të fundit ia përmendin një farë promovimi të librit në Beograd. Disa të tjerë rrejshëm pretendojnë se ajo punonte e jetonte në Beograd.
Në këtë video, Tjetër i hodhi një shikim më të kujdesshëm Rita Augestad Knudsenit – gruas së kryeministrit Albin Kurti dhe një hulumtuese e respektuar. Pasqyrojmë punën kryesore të saj sa i përket Kosovës dhe se çfarë reputacioni akademik ka.
Videoja fokusohet vetëm në informacione publike të verifikuara.Në këtë video do ta shihni se profili i saj është shumë më mbresëlënës se që mendonit.
Prandaj, të mos humbim kohë e t’i japim fund pallavrave – me fakte, jo me thashetheme.
Diku në mars të vitit 2014 u bë e ditur se Albin Kurti ishte martuar. Gruaja e tij ishte një norvegjeze me emrin Rita Augestad Knudsen.
Por, pavarësisht që kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet prej asaj martese, dhe burri i saj është bërë politikani më popullor në Kosovë, Rita Knudsen vazhdon të mbetet e mbështjellur me një tis misteri te publiku kosovar.
Nga të dhënat publike në dispozicion gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mësohet është se znj. Knudsen është hulumtuese e lartë në institutin norvegjez NUPI. Ky është një institut kërkimor me reputacion goxha të fortë. Te NUPI ajo punon qe njëzet vjet, prej kohës kur Albin Kurti e çeli Vetëvendosjen.
Çfarë bindjesh ka znj. Knudsen dhe çka e lidhi me Kosovën?
Shkaku i profilit të ulët që mbante është e pamundur të dihet me detaje se kur saktë erdhi në Kosovë në vitet 2000’. Por, dihet që erdhi shkaku i kërkimeve të saj akademike. Ajo nisi të punonte në përgatitjen e një raporti pikërisht për NUPI-n e Norvegjisë mbi procesin e privatizimeve.
Ideja thelbësore e këtij raporti që po e prezanton këtu ishte se zyrtarët ndërkombëtarë privatizimin në Kosovë e konsideruan si çështje teknike e jo si çështje politike. Me këtë gjë, znj. Knudsen nënkupton mospërfshirjen e kosovarëve në vendim-marrje. Dhe siç e dimë, kjo ishte e vërtetë.
Ky prezantim në vitin 2010, që e gjeni në faqen e Rit Kosovo në Youtube, duhet thënë se nuk i shkoi aq mirë. Audienca ishte paksa më shumë se që duhej kritike duke lënë përshtypjen se ajo s’e kishte testuar e elaboruar sa duhet hipotezën bazë.
Madje edhe presidenti i Universitetit Amerikan në atë kohë, Chris Hall, shprehet kritik në lidhje me atë se sa reale ishte ajo çka po argumentonte znj. Knudsen.
Një zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë reagoi dy herë gjatë këtij prezantimi duke përmendur madje edhe një vlerësim të jashtëm që i ishte bërë procesit, e i cili nuk ishte përfshirë në raportin e znj. Knudsen.
Ajo çka znj. Knudsen e shtron në atë raport është e përafërt – megjithëse shumë më e nuancuar – me bindjet e shprehura në atë kohë nga burri i saj për privatizimin dhe gjithë shtetndërtimin si proces në Kosovë nga faktori ndërkombëtar. Nëse e mbani mend, Albin Kurti me aktivistët e VV-së i kishte bërë një grumbull protestash kundër UNMIK-ut duke e denoncuar ashpër qasjen kolonialiste të tyre
Para disa vitesh Rita Knudsen e botoi një libër në një shtëpi botuese prestigjioze dhe ky lajm u bë i ditur nga vet Kurti. Për atë libër, profesori i shquar Samuel Moyn (Mojnë) nga Yale (Jeillë) University, shkruan:
“Studimi i Rita Augestad Knudsen për trajektoren (e vetëvendosjes si koncept) është i paprecedent jo thjesht në kronologjinë e saj që çon gati deri në ditët tona, por edhe në thellësinë dhe finesën konceptuale, duke na kujtuar që kuptimi i koncepteve derivon dhe evoluon në momente kyçe të historisë,”
Pra, goxha fjalë të mira, apo jo?
Më vonë gjatë karrierës së saj akademike ajo do të merrej edhe me të tjera tema të rëndësishme. Në profilin e saj akademik, znj. Knudsen ka marrë citime në masë të ulët krahasuar me kolegët e saj nga NUPI por deridiku të kënaqshme marrë parasysh fushat specifike në të cilat është fokusuar.
Që ta themi troç: gruaja e kryeministrit tonë nuk punon në Beograd por në Osllo, me një institucion kredibil që bën hulumtime të cilat ndihmojnë NATO-n e BE-në. Pra, kushdo prej kritikëve të Kurtit që e sulmon përgruan e tij, na besoni që s’e di se çka po flet.
TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).