E diel, 20 Prill, 2025

Sa shpesh duhet me kry nevojën e madhe?

MendjeSa shpesh duhet me kry nevojën e madhe?

Muti ideal është i tipit “3” ose “4” – e çarë ose si një suxhuk i butë – që nxirret jashtë një herë në ditë.

A je dikush që kryen nevojën e madhe tri herë në ditë, apo vizita në tualet është një ngjarje e rrallë dhe e veçantë për ju? Dhe më e rëndësishmja, çfarë tregon shpeshtësia e jashtëqitjes për shëndetin tuaj?

Uluni, relaksohuni dhe mësoni më shumë rreth shkencës së jashtëqitjes! 

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Sa shpesh e kryejmë jashtëqitjen dallon prej personit në person. Sa herë që hamë, zorra e trashë kontraktohet dhe shtyn ushqimin përgjatë traktit tretës. Ky refleks automatik, i njohur si “refleksi gastro-kolik“, çliron hormone që krijojnë nevojën për me kry jashtëqitjen. Megjithatë, shumica prej nesh kanë mësu qysh me shtypë këtë nevojë, duke bërë që një herë në ditë ose edhe më rrallë të jetë norma.

Të gjithë priremi të jemi shumë të zënë për me kry nevojën e madhe,” thotë Martin Veysey, gastroenterolog dhe mjek i përgjithshëm në Spitalin Kanberra, Australi.

Tradicionalisht, shpesh thuhet se një jashtëqitje në ditë është shenjë e një zorre të shëndetshme. Megjithatë, në të kaluarën nuk dihej saktësisht se çfarë konsiderohet “normale” kur bëhet fjalë për lëvizjet e zorrëve. Madje, një studim la të kuptohej se çdo gjë, nga një veprim i zorrëve çdo disa javë/muaj deri në 24 herë në ditë, mund të konsiderohet normale.

BBC

Megjithatë, falë punës udhëçelëse të shkencëtarëve si Ken Heaton, një mjek në Spitalin e Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar, tani e dimë më mirë. Në fund të viteve 1980, Heaton dhe kolegët e tij anketuan banorët e Bristolit lindor, duke iu bërë pyetjen mjaft të guximshme – sa shpesh e kryeni nevojën e madhe?

Rezultatet zbuluan një variacion të madh në lëvizjet e zorrëve. Edhe pse praktika më e zakonshme e jashtëqitjes ishte një herë në ditë, vetëm 40% e burrave dhe 33% e grave u përgjigjën kështu. Disa kryenin jashtëqitje më pak se një herë në javë, të tjerë tri herë në ditë. Përgjithësisht studimi arriti në përfundimin se “funksioni i zakonshëm i zorrëve është i pranishëm tek më pak se gjysma e popullsisë dhe se në këtë aspekt të fiziologjisë njerëzore, gratë e reja janë veçanërisht të pafavorizuara.”

Kjo nuk ishte kontributi i vetëm që Heaton dha për shkencën e nevojës së madhe. Ai më vonë ndihmoi në krijimin e Shkallës së Formave të Jashtëqitjes me ilustrimet shoqëruese, është bërë një udhëzues praktik i përdorur gjerësisht për të ndihmuar mjekët në diagnozën e problemeve të tretjes. Shkalla përmban përshkrime të dobishme të jashtëqitjeve që variojnë nga “topa të fortë të ndarë, si arrat” deri tek “copëza të buta me skajet e çara”.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar dhe organizata të tjera shëndetësore thonë se kryerja e nevojës së madhe nga tre herë në ditë deri në tre herë në javë konsiderohet normale. Por, normale dhe e shëndetshme nuk janë domosdoshmërisht e njejta gjë. Shkencëtarët mund ta kenë zgjidhur misterin e sa shpesh kryejmë jashtëqitjen, por kjo nuk përgjigjet në pyetjen “sa shpesh duhet të kryejmë jashtëqitjen?”. Ata gjithnjë e më shumë po zbulojnë se lëvizjet e zorrëve të një personi janë një tregues i fortë i shëndetit të tij.

Për shembull, një studim i vitit 2023 shqyrtoi zakonet e jashtëqitjes të 14,573 të rriturve në Shtetet e Bashkuara. Zakoni më i shpeshtë i jashtëqitjes ishte shtatë herë në javë (50.7% e njerëzve), dhe tipi më i zakonshëm i jashtëqitjes ishte “si suxhuku ose gjarpër, i lëmuar dhe i butë”. Më pas, studiuesit ndoqën pjesëmarrësit për më shumë se pesë vjet për të parë nëse kishte ndonjë lidhje midis frekuencës së jashtëqitjes dhe vdekshmërisë. Ata zbuluan se njerëzit që kryenin jashtëqitje katër herë në javë me jashtëqitje të buta kishin 1.78 herë më shumë mundësi të vdisnin brenda pesë vjetësh në krahasim me ata që kryenin jashtëqitje normale shtatë herë në javë. Po ashtu, ata që kryenin jashtëqitje më rrallë kishin 2.42 herë dhe 2.27 herë më shumë mundësi të vdisnin nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sa është një sasi e mirë për të jashtëqitur? Është pyetje që po shqetëson Sean Gibbons, një mikrobiolog në Institutin për Biologjinë e Sistemeve në Seattle, SHBA. Në vitin 2024, Gibons udhëhoqi një studim që kategorizoi 1,400 të rritur të shëndetshëm në katër grupe, bazuar në zakonet e tyre të tualetit: kapsllëk (një deri dy në javë); në nivel të ulët-normal (tre deri në gjashtë në javë); në nivel të lartë-normal (një deri tre në ditë); dhe diarre. Më pas, ata shqyrtuan nëse kishte ndonjë lidhje midis shpeshtësisë së jashtëqitjes dhe mikrobiomës së zorrëve të një personi.

BBC

Gibons zbuloi se ata që kryenin shpesh (një deri tre herë në ditë) kishin një përqindje më të lartë të baktereve “të mira” që jetonin në zorrët e tyre, krahasuar me ata që vizitonin tualetin më rrallë. Nga ana tjetër, Gibbons gjeti se njerëzit që kryenin jashtëqitje më pak se tre herë në javë kishin më shumë mundësi të kishin toksina në gjak, të cilat më parë ishin lidhur me kushte si sëmundjet kronike të veshkave dhe Alzheimeri.

Në zonën Goldiloks të jashtëqitjes kemi vërejtur një rritje të mikroorganizmave anaerobikë që prodhojnë kimikate të quajtura acide yndyrore me zinxhir të shkurtër,” thotë Gibons. Një nga këto acide yndyrore me zinxhir të shkurtër (SFAs), butirati, është i njohur për uljen e inflamacioneve në trup. Kjo është e rëndësishme, sepse tani mendohet se inflamacioni kronik është faktori kryesor që nxit kushte të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, dhe madje Alzheimeri.

Pasja e niveleve më të larta të butiratit ju lejon gjithashtu të kontrolloni më mirë nivelet e glukozës në gjakun tuaj, në mënyrë që të keni ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës”, thotë Gibbons. “Butirati gjithashtu lidhet me qelizat në zorrë, duke i stimuluar ato të prodhojnë hormone që ju bëjnë të ndiheni të ngopur”, thotë ai.

Gibbons beson se një arsye pse njerëzit që ishin kapsllëk kishin nivele të larta të toksinave të dëmshme në qarkullimin e gjakut është sepse kur një person ka lëvizje të zorrëve të pakta, jashtëqitja mbetet për periudha të gjata në zorrë. Kjo bën që bakteret në zorrë të hanë gjithë fibrat e disponueshme, duke i konvertuar ato në acide yndyrore me zinxhir të shkurtër që promovojnë shëndetin. Problemi është se pasi të mbarojnë fibrat, bakteret fillojnë të fermentojnë proteinat – që shpërndajnë toksina të dëmshme në qarkullimin e gjakut. Këto toksina janë të njohura për shkaktimin e dëmtimit të organeve, përfshirë veshkat dhe zemrën. Një nga ato, e njohur si fenilacetilglutamin, është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

“Nëse keni nivele kronikisht të larta në qarkullimin tuaj, ai mund të promovojë aterosklerozën, një lloj ngurtësimi të arterieve dhe dëmtim të sistemit kardiovaskular,” thotë Gibbons.

Gibbons thotë se megjithë udhëzimet klinike theksojnë se ndërmjet tre jashtëqitjeve në ditë dhe tre herë në javë është e shëndetshme, studimi i tij tregoi se edhe në grupin me jashtëqitje të ulët-normale ka pasur një rritje të toksinave në qarkullimin e gjakut.

“Është e vështirë të thuhet me siguri, sepse nuk kemi të dhëna shkakore për të ditur nëse këta njerëz sëmurën më vonë, por duket se jashtëqitja çdo ditë deri disa herë në ditë është ndoshta një dritare më e mirë për të qenë të shëndetshëm, thotë Gibbons.

Një masë e shëndetit të zorrëve është koha që i duhet ushqimit për të kaluar përmes sistemit tretës – e njohur si koha e kalimit të ushqimit në zorrë. Ju mund ta provoni këtë lehtësisht në shtëpi duke ngrënë ushqime me ngjyra të ndezura si misri i ëmbël, dhe pastaj matni sa kohë i duhet për të dalë nga ana tjetër. Në rregull, sa më e gjatë të jetë koha e kalimit të ushqimit në zorrë, aq më rrallë bëni jashtëqitje dhe aq më të prirur jeni të vuani nga kapsllëku.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Në vitin 2020, studiuesit në Kolegjin e Londrës i dhanë keksa blu 863 personave për të matur kohën e kalimit të ushqimit në zorrët e tyre. Ky ishte pjesë e studimit – një projekt kërkimor klinik i fokusuar në kuptimin e ndikimeve të variacioneve individuale në gjenetikë, mikrobiomën e zorrëve, dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në mënyrën se si ushqimet e ndryshme ndikojnë në nivelet e sheqerit dhe yndyrës në gjak.

Studimi tregoi se koha e kalimit të ushqimit nëpër zorrë ndryshon shumë nga një person në tjetrin, nga më pak se 12 orë deri në disa ditë. Ajo që ishte veçanërisht interesante ishte se mikrobet që gjendeshin në zorrët e njerëzve me kohë të shkurtër kalimi – të cilët kishin tendencë të bënin jashtëqitje më shpesh – ishin të ndryshme në mënyrë të theksuar nga ata me kohë të gjatë kalimi, me një kohë të shkurtër kalimi të lidhur me një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve. 

“Ajo që gjetëm ishte se njerëzve që iu duhej një kohë më e gjatë për me kry nevojën kishin tendencë për me pasë më shumë ‘baktere të këqija’ në zorrë, pra baktere që më parë janë lidhë me shëndet më të keq të zemrës dhe shëndet më të keq metabolik,” thotë Emily Leeming, një shkencëtare e mikrobiomës. Leeming dyshon se tek ata te të cilët jashtëqitja qëndron më shumë në zorrë, mikrobet s’marrin ushqim të ri – kështu që ato përfundojnë duke kaluar nga ngrënia e fibrave dhe karbohidrateve tek proteinat. Kjo më pas prodhon produktet e mbeturinave që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.

BBC

Çfarë tregon jashtëqitja juaj për ju?
Në vend që të shqyrtojmë numrin e lëvizjeve të zorrëve në javë – i cili ndryshon nga personi në person, Leeming thotë se gjëja kyçe është të vëzhgosh çdo ndryshim të paqartë në zakonet e jashtëqitjes. Ajo gjithashtu këshillon që është një ide e mirë të mbani një regjistër të zakoneve tuaja të rregullta të jashtëqitjes për të kuptuar se çfarë është normale për ju.

“Të gjithë duhet ta shikojmë jashtëqitjen tonë, sepse në thelb është si një test falas për shëndetin e zorrëve,” thotë Leming. “Nuk është vetëm sa shpesh shkoni, por gjithashtu ngjyra dhe forma e jashtëqitjes. Ajo që vërtet po kërkoni është tipi 3 deri në tipi 4 [në Shkallën e Formës së Jashtëqitjes], që është në formë sallame me çarje ose e lëmuar.”

Sa i përket ngjyrës, nëse shihni ndonjë gjë të kuqe ose të zezë kjo tregon prani të gjakut. Edhe pse mund të ketë një shpjegim jo të dëmshëm, mund të jetë një shenjë e kancerit të zorrës, dhe është e rëndësishme të vizitoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu, duhet të flisni me mjekun tuaj nëse keni shpesh diare, ose nëse ndiheni se me urgjencë duhet të shkoni në tualet, ose nëse përjetoni shumë dhembje, fryrje, dhe gazra pas ngrënies.

Pra nëse doni të bëheni më të “rregullt”, ka tre gjëra të thjeshta që mund të bëni. “Në studimin tonë, njerëzit në zonën ‘Goldiloks’ hanë më shumë fruta dhe perime, ishin më të hidratuar dhe ishin më aktivë fizikisht,” thotë Gibbons.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: